Kryesore

Paketa anti-krizë/ Tabaku: Nuk ka një të tillë, pensionet janë rritur me 500 lek



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 08/09/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë senacës plenare foli  për paketën antikrize të publikuar nga kryeministri Rama mëngjesin e sotëm.

Tabaku tha se nuk ka një paketë antikrizë nga ana e qeverisë, por sipas saj do të ketë vetëm një rritje rutinë të buxhetit që ndodh çdo herë në këtë periudhë të vitit.

Më tej Tabaku shtoi se rritja e pagave të pensionistëve është vetëm 500 lekë në muaj.

“Tre muaj më parë deri në Qershor të paktën kishim një paketë 100 Lekë në ditë, aq i dhamë pensionistëve. Tani nuk kemi absolutisht një paketë. Nuk dua të merrem fare se çfarë bëjnë vendet e rajonit apo çfarë politika mbështetëse bëjnë. Nuk dua fare që të ndaloj tek analiza e paketave të Serbisë, Malit të Zi, të Maqedonisë, Kosovës e kështu me radhë sepse nuk krahasohemi me asnjë nga ato. Sot fatkeqësisht qeveria Shqiptare e pranoi para qytetarëve që nuk do të ketë një paketë për krizën, do të ketë një rritje rutinë të buxhetit që ka ndodhur çdo vit në këtë periudhë të vitit. Në qoftë se ne diskutojmë për rritje ekonomike, për rritje pagash e pensionesh, diskutojmë për kafshatën. A e dini sa bëhet fjalë për rritjen e pensionistëve për një muaj? 500 Lekë është kjo rritja me qindra, mijëra pensionistë. 500 Lekë për të kompensuar rritjen e çmimeve deri në 29% të disa produkteve të shportës”,  është shprehur Tabaku./Opinion.al

Pas