Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakënaqësi brenda dhe jashtë vendit mbi qëndrimin amerikan për Gazën

2023/12/22 at 5:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pakënaqësi brenda dhe jashtë vendit mbi qëndrimin amerikan për Gazën

Ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sërish, shtyu për sot votimin për një rezolutë që synon të ofrojë më shumë ndihma për banorët e Gazës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po përballet gjithnjë e më shumë me kritika në skenën botërore, për mbështetjen që po i jep fushatës ushtarake të Izraelit.

Ndërsa brenda vendit, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, një numër i madh votuesish nuk e mbështesin mënyrën se si Presidenti Biden po e trajton konfliktin.

Sipas zyrtarëve palestinezë, njëzet mijë njerëz janë vrarë në Gazë, që kur Izraeli nisi operacionin ushtarak kundër Hamasit.

Pas disa ditë negociatash të vazhdueshme për shmangien e vetos së Shteteve të Bashkuara, të premten Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë për një rezolutë që do të mundësojë shtimin e ndihmave humanitare që futen në Gazë.

Izraeli kundërshton dy dispozita të rezolutës fillestare që kërkojnë që Kombet e Bashkuara të marrin përsipër inspektimin e kamionëve me ndihma dhe ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield shfaqi mbështetjen e saj për përmbajtjen aktuale të rezolutës.

“Është një rezolutë që do të sjellë ndihma humanitare për ata që kanë nevojë. Ajo do të mbështesë përparësitë e Egjjiptit për vendosjen e një mekanizmi në terren në shërbim të ndihmave humanitare”, tha ajo.

Ndërsa Izraeli vazhdon operacionin tokësor, mosgatishmëria e Presidentit Joe Biden për të bërë thirrje për armëpushim ka dëmtuar lidhjet e tij me pjesëtarët e komunitetit myslimano-amerikan, të cilët organizuan fushatën “Braktisni Bidenin”.

“Ju njoftojmë se Presidenti Biden i ka humbur zgjedhjet e vitit 2024. Ne nuk jemi të pafuqishëm si komunitet. Nuk kemi vetëm para, por edhe vota”, tha Jaylani Hussein, organizator i fushatës kundër Presidentit Biden.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby e pranon se ka zemërim.

“Ne po dëgjojmë dhe po mundohemi të kuptojmë më mirë të gjitha këndvështrimet e ndryshme. Thënë kjo, asnjë komb nuk duhet të jetojë me kërcënimin që Hamasi paraqet për Izraelin. Asnjë komb nuk duhet të jetojë me atë fqinj”, tha ai.

Sipas një sondazhi të gazetës New York Times, shumica e amerikanëve, veçanërisht votuesit e rinj, nuk e mbështesim mënyrën se si Presidenti Biden po e trajton luftën.

“Të dhënat e sondazhit janë shokuese. Distancimi i shpejtë i arabo-amerikanëve, progresistëve, votuesve me ngjyrë. Të gjitha këto grupe duket se janë kundër mbështetjes së vazhdueshme të Bidenit për Izraelin dhe kjo mund ta dëmtojë atë në zgjedhje, nëse rezultati është i ngushtë. Mendoj se administrata duhet të ndryshojë qasjen ndaj Gazës, të orientohet tek rindërtimi, ndihmat humanitare dhe më pas ta përmbyllë gjithë këtë me një angazhim serioz drejt një zgjidhjeje përfundimtare”, thotë Aaron David Miller nga “Instituti Carnegie për Paqen Ndërkombëtare”.

Sipas sondazhit, votuesit besojnë se kandidati i mundshëm republikan Donald Trump do ta trajtojnte më mirë luftën në Gazë.

Amerikanët janë të ndarë, mes atyre që bëjnë thirrje për një armëpushim dhe atyre që duan fitoren e Izraelit, edhe nëse rritet numri i viktimave – duke e lënë Presidentin Biden nën trysni politike nga të dyja palët./ VOA

Ju sugjerojmë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Para
Vrasja e 27-vjeçares italiane/Del autopsia, e reja u godit tetë herë me thike nga ish-i dashuri shqiptar, para se ta vriste… 

Vrasja e 27-vjeçares italiane/Del autopsia, e reja u godit tetë herë me thike nga ish-i dashuri shqiptar, para se ta vriste… 

A e dini pse e kuqja është ngjyra mbizotëruese e Krishtlindjeve?

A e dini pse e kuqja është ngjyra mbizotëruese e Krishtlindjeve?

Emigrimi prek dhe mjekët veterinarë

Emigrimi prek dhe mjekët veterinarë

TE FUNDIT

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com