Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pak vaksina për vendet e varfra, OBSH: Të ndahen në mënyrë të barabartë

2021/04/23 at 6:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pak vaksina për vendet e varfra, OBSH: Të ndahen në mënyrë të barabartë

“Vaksinat kundër koronavirusit janë ende të pakta për vendet më të varfra”, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në një raport të premten në një vjetorin e fillimit të programit COVAX.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave dhe u ka kërkuar vendeve më të pasura të ndajnë dozat e tepërta për të ndihmuar në imunizimin e punonjësve të shëndetësisë në vendet me të ardhura të ulëta.

Më shumë se 3 milionë njerëz kanë vdekur në të gjithë botën nga pandemia.

“Gati 900 milionë doza vaksinash janë administruar në mbarë globin. Mbi 81% e tyre janë bërë në vendet me të ardhura të mesme ose të larta, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë vetëm 0.3%,” tha zoti Tedros.

Ai tha në një konferencë se ishte i shqetësuar për rritjen e infektimeve në Indi.

India raportoi numrin më të lartë ditor në botë të infeksioneve të koronavirusit për të dytën ditë të premten, duke tejkaluar 330,000 raste të reja, pasi po lufton me një sistem shëndetësor të mbingarkuar dhe me mungesë të oksigjenit mjekësor.

“Situata në Indi është një kujtesë e shkatërrimeve që mund të sjellë virusi,” tha ai në një konferencë virtuale.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se një në gjashtë evropianë është vaksinuar. Raporti është një në pesë në Amerikën e Veriut por vetëm një në 100 banorë në Afrikë.

“Kjo është e papranueshme,” tha ai.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa u bëri thirrje kompanive farmaceutike të transferojnë teknologjinë mRNA të vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme “pa barriera të pronës intelektuale”.

“Le të sfidojmë së bashku nacionalizimin e vaksinave dhe të sigurojmë që mbrojtja e të drejtave të pronës intelektuale nuk do të bëhet në kurriz të jetës njerëzore,” shtoi ai.

COVAX, që deri tani ka dërguar 40.5 milionë doza në 118 vende, synon të sigurojë 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Të enjten, programi COVAX, që drejtohet nga Aleanca Gavi e Vaksinave dhe OBSH-ja, njoftoi se po kërkon të forcojë furnizimet e vendet e varfra me vaksina nga prodhuesit e rinj pasi synon të lehtësojë problemet e furnizimit të vaksinës AstraZeneca nga India, vaksina e saj kryesore deri tani.

“Vendet me të ardhura të ulëta testojnë më pak se 5% të atyre që testohen në vendet me të ardhura të larta, dhe shumica e vendeve kanë ende probleme në furnizimet e mjaftueshme të oksigjenit dhe deksametazonit,” tha zoti Tedros. Ai po i referohej një steroidi të lirë që u zbulua se ndihmon pacientët që vuajnë rëndë nga COVID-19, i vetmi trajtim i miratuar nga OBSH-ja për sëmundjen./ VOA

Etiketa: covidobshVaksinat

Ju sugjerojmë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Kryesore

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

13 Nëntor, 2025 9:35 pm
Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit
Kronikë

Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

13 Nëntor, 2025 9:15 pm
Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës
Kryesore

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 7:41 pm
Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale
Bota

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

13 Nëntor, 2025 6:12 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

13 Nëntor, 2025 5:36 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Kryesore

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

13 Nëntor, 2025 4:09 pm
Para
Video/ Momenti kur qëllohet me armë për vdekje Pjerin Xhuvani në Elbasan

Video/ Momenti kur qëllohet me armë për vdekje Pjerin Xhuvani në Elbasan

PS përmbyll fushatën në Vlorë, Rama shfaqet me Lindën dhe Zahon

PS përmbyll fushatën në Vlorë, Rama shfaqet me Lindën dhe Zahon

PD përmbyll fushatën, Basha: Do i japim fund varfërisë në Shqipëri

PD përmbyll fushatën, Basha: Do i japim fund varfërisë në Shqipëri

TE FUNDIT

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
13 Nëntor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
13 Nëntor, 2025

Kombëtarja ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke hedhur një hap të madh drejt playoff-it të Botërorit, në pritje të...

Lexo më shumë

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
13 Nëntor, 2025

Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua...

Lexo më shumë

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
13 Nëntor, 2025

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura. 45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com