Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë për eliminatoret e Botërorit, ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Pas humbjes ndaj Anglisë në transfertë, kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren në shtëpi, në një sfidë ku vijnë si favoritë në letër.
Pak minuta para fillimi të sfidës, tekniku kuqezi ka zbuluar edhe titullarët ndaj Andorrës.