Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pak orë para protestës, Tabaku: Ne nuk premtojmë mrekulli

2019/04/13 at 2:35 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Gënjeshtra e radhës nga Gjiknuri, por fondet e BE janë të deklaruara

“Ne nuk premtojmë mrekulli. Por, zotohemi në premtimin se do të jemi ata që do të qeverisin normalisht për të rikthyer normalitetin e munguar, për të rikthyer lirinë e cenuar, për të mbajtur gjallë shpresën se ky vend nuk është i mallkuar por i bekuar”. Kështu shkruan mes të tjerash pak orë para fillimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë, ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

Në një status në Facebook, Tabaku numëron arsyet se përse shqiptarët duhet të bashkohen në protestë. Ajo thotë se nuk po luftohet për pushtetin e opozitës, por për lirinë e gjithsecilit. Sipas saj, Partia Dmeokratike nuk premton mrekulli.

“Sot, ne kërkojmë të mos përfundojmë në një gardh rrethuar nga telat me gjemba. Mos të lejojmë tiraninë të rikthehet për shkak të heshtjes sonë”, shkruan Tabaku.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut:

Historia e vendit tonë është e mbushur me një betejë të pareshtur drejt lirisë dhe demokracisë.

Në këto 2 dekada demokraci kemi luftuar dhe së bashku kemi mundësuar arritje për te cilat duhet të jemi krenarë.

Sot, këto arritje po anullohen nga një diktator që po shkel me të gjithë dhunën çdo parim demokratik dhe të lirisë.

Pak ditë më parë në Bregun e Lumit qeveria urdhëroi që dhuna dhe gazi lotsjellës të zbresin mbi shtëpitë ku flinin fëmijë. Gra, vajza të mitura, djem të rinj dhe burra u kapën prej leckash nga policët që i tërhiqnin zvarrë.

Krimi vetëm i atyre njerëzve kishte qenë mbrojtja e shtëpive të tyre. Mbrojtja e pasurisë së tyre. Faji I tyre kishte qenë beteja për të pasur një çati dhe një dëmshpërblim si fqinjët e tyre.

Për këtë krim ata u kapën zvarrë dhe u përplasën, goditën, u poshtëruan dhe përçudnuan nga qeveria.

Të dashur bashkë atdhetar, të gjitha llojet e tiranive për t’u vendosur plotësisht u duhet heshtja e njerëzve të mençur.

U duhet indiferenca e qytetarëve të cilët mendojnë se të gjitha palët janë njësoj.

Kjo akuzë e pasinqertë është armiku kryesor i lirisë sonë. Ajo rrezikon të varrosë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë.

Edhe sa duhet të heshtim ndërsa shohim minorenë që burgosen ndërsa vendi ka zbritur në kaos?
Shkodra, Vlora dhe Elbasani janë vetëm maja e aisbergut e krimit që po i afrohet Tiranës.

Ai cënon përditë lirinë tonë për të jetuar pasi krimi sot bashkëndan me qeverinë zyrat në institucionet.
Sot shqiptarët po largohen. Por në vend që ta braktisnin vendin, ata duhet të bashkohen me ne në shesh.

Ne nuk premtojmë mrekulli. Por, zotohemi në premtimin se do të jemi ata që do të qeverisin normalisht për të rikthyer normalitetin e munguar, për të rikthyer lirinë e cënuar, për të mbajtur gjallë shpresën se ky vend nuk është i mallkuar por i bekuar.

Sot, në shesh nuk luftojmë për pushtetin e opozitës. Luftojmë dhe qendrojmë për lirinë e secilit prej nesh.

Për lirinë e gëzimit të pronës. Për lirinë e shprehjes. Për lirinë e mendimit. Për lirinë e fjalës. Për lirinë e pronës publike nga dhuna e oligarkëve.

Për lirinë e biznesit që sot po lëngon nga padrejtësia.

Për lirinë e studentit që sot po dhunohet dhe përdoret për karrem. Për lirinë e pedagogëve që sot po poshtërohen dhe urdhërohen të jenë të qenurit shërbëtorë të regjimit.

Për lirinë e qytetit nga thundrat e kriminelëve. Për lirinë e qytetarit që sot është prangosur nga qeveria.

Sot, ne kërkojmë të mos përfundojmë në një gardh rrethuar nga telat me gjemba. Mos të lejojmë tiraninë të rikthehet për shkak të heshtjes sonë.

T’u deshmojmë fëmijëve tanë dashurinë që kemi ndaj atdheut dhe lirisë. T’u lemë atyre trashëgimi një akt të fortë dhe krenarinë e një beteje të fituar së bashku.

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Protesta në Beograd, Vuçiç: Kaq njerëz i mbledh në çdo fshat

Protesta në Beograd, Vuçiç: Kaq njerëz i mbledh në çdo fshat

Komediani i njohur ndërron jetë në skenë gjatë shfaqjes

Komediani i njohur ndërron jetë në skenë gjatë shfaqjes

Shqipëria dhe Kosova përgatisin mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Shqipëria dhe Kosova përgatisin mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com