Sport

Pak minuta para ndeshjes me Laçin largohet trajneri i Tiranës nga stadiumi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 25/01/21 |
Semiljana Azizi

Trajneri i FK Tirana Nevil Deda është larguar nga stadiumi vetëm pak minuta nga nisja e ndeshjes kundër Laçit për javën e 16-të të Superligës.

Bëhet me dije se Dede është larguar nga pankina e skuadrës bardheblu, pas mosmarrëveshjeve me presidentin e klubit Refik Halili. Sipas dëshmitarëve njoftohet se shkak i debatit mes tyre janë bërë zgjedhjet e teknikut për formacionin.

Ndërkaq  FK Tirana është udhëzuar nga drejtori sportiv Tefik Osmani./Opinion.al

Pas