Trajneri i FK Tirana Nevil Deda është larguar nga stadiumi vetëm pak minuta nga nisja e ndeshjes kundër Laçit për javën e 16-të të Superligës.
Bëhet me dije se Dede është larguar nga pankina e skuadrës bardheblu, pas mosmarrëveshjeve me presidentin e klubit Refik Halili. Sipas dëshmitarëve njoftohet se shkak i debatit mes tyre janë bërë zgjedhjet e teknikut për formacionin.
Ndërkaq FK Tirana është udhëzuar nga drejtori sportiv Tefik Osmani./Opinion.al