Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

2021/08/19 at 1:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.


Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet të përcaktojmë kuota për refugjatët afganë, që vijnë në rrugë legale në Europë”, thotë Jean Asselborn. “Shtetet e BE-së duhet të japin një sinjal, që janë të gatshëm të ndihmojnë njerëzit.”

Luksemburgasi e kritikon ashpër qëndrimin e Austrisë: “Eshtë e tmerrshme. Eshtë dëshpëruese. Të tilla shprehje populiste ngjallin frikë.” Problemi duhet zgjidhur bashkarisht dhe njerëzit nga Afganistani nuk mund të refuzohen, apelon Asselborn. Por thirrja e tij duket se nuk përfillet. Vendet e BE-së janë të përçarë dhe veprojnë sipas interesve të tyre. Tani duhet që bllokada të zgjidhet në një samit të jashtëzakonshëm. Aktualisht vendet e BE-së kanë këto pozicione:

Austria

Një refuzim total dhe tone të ashpra kundër pranimit të refugjatëve afganë shpreh aktualisht ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer. Tani ka prioritet të lartë, „të biseodhet me vendet fqinjë të Afganistanit, në mënyrë që të garantohet në rajon mbrojtja dhe ndihma”. BE-ja duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur kuifjtë e saj të jashtëm. Por nuk ka arsye përse tani afganët të vijnë në Austri.

Greqia

As Greqia nuk do të pranojë refugjatë nga Afganistani. Ministri i Migracionit Notis Mitarachi deklaroi, se Greqia nuk do të bëhet sërish „porta e valës së parregullt të refugjatëve drejt Europës.” Ndërkohë, sipas tij në Greqi janë strehuar 40.000 afganë, gjysma janë me status të njohur dhe pjesa tjetër si azilkërkues. Greqia e konsideron Turqinë si një vend të sigurtë për refugjatët afganë.

Franca

Qeveria franceze përpiqet ndërkohë të zbusë një deklaratë të presidentit Emmanuel Macron të hënën në mbrëmje (16.08), me të cilën ai hasi në shumë kritika. Në një fjalim në televizion ai u shpreh kundër „valëve të parregullta” të refugjatëve nga Afganistani. Zëdhënësi qeveritar Gabriel Attal deklaroi të mërkurën (18.08), se çdo vit disa mijëra afganë janë pranuar në Francë, pasi ata janë larguar prej përndjekjes dhe luftës e kjo gatishmëri për pranim do të vazhdojë. Franca të martën gjatë natës evakuoi 180 afganë nga Kabuli për arsye humanitare.

Duhet një nismë ndërkombëtare për t’u ofruar strehim afganëve që kërkojnë azil. Zëdhënësi qeveritar nuk u prononcua se deri në sa refugjatë mund të pranojë Franca. Kjo temë është delikate për Macron në sfondin e zgjedhjeve presidenciale në pranverë. Partitë e djathta, veçanërisht partia e Marine Le Pen, prej vitesh nxisin frikërat prej migracionit.

Italia

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ende nuk është prononcuar lidhur me çështjen e refugjatëve nga Afganistani. Prioriteti i europianëve tani duhe të jetë, pranimi i atyre afganëve dhe familjeve të tyre, që kanë bashkëpunuar me Perëndimin ose janë angazhuar për të drejtat e grave, ka nënvizuar Draghi. Por kreu i qeverisë italiane nuk prononcohet qartazi, pasi koalicioni i tij mbështetet nga partitë populiste ose të djathtët ekstrem. Këtë verë Italia sërish ka pasur fluks të rritur të refugjatëve, që vijnë nga vendet afrikane përmes itinerarit të Mesdheut.

Spanja

Qeveria spanjolle ka shprehur gatishmëri të pranojë afganë, duke u ofruar si një vend për qëndrim të përkohshëm, për ata që kanë bashkëpunuar me Perëndimin dhe duhet të evakuohen për arsye humanitare. Përveç kësaj nuk ka asnjë ofertë tjetër nga Madridi.

Holanda

Në Holandë po diskutohet ndërkohë vetëm për pranimin e refugjatëve, që kanë punuar në kuadër të misionit të NATO-s dhe me organizatat e ndihmës. Këta janë fare pak persona. Fluturimi i parë i Holandës për evakuimin u desh të ndërpritej për shkak të kushteve kaotike në aeroportin e Kabulit.

Skandinavia

Danimarka muajt e fundit e ka ashpërsuar politikën e saj ndaj refugjatëve, aq sa tani planifikon të kthejë edhe refugjatët sirianë të pranuar me status qëndrimi. Pranimi i afganëve konsiderohet si i përjashtuar. Ngjashëm vepron Suedia, ku qeveria e koalicionit nuk ka bazë të sigurtë dhe si rrjedhojë politika liberale ndaj refugjatëve është sakrifikuar nën presionin e partive të djathta.

Gjermania

Në Gjermani qëndrimi është i paqartë. Në fundjavë sipas përllogaritjeve në Berlin lihet të kuptohet, se mund të kemi të bëjmë me një numër prej afro 10.000 afganësh, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Bundeswehr-it, anëtarë të shoqërisë civile ose të organizatave joqeveritare dhe që duhet të pranohen për arsye humanitare. Por fillimisht afganët e larguar nga vendi duhet të transportohen në vendet fqinjë me ndihmën e UNHCR-së. Në një hap të dytë mund të mendohet, nëse ata që janë veçanërisht të prekur do të mund të sillen në mënyrë të rregullt në Europë. Ndërkohë landet e veçanta të federatës kanë shprehur gatishmërinë të pranojnë përkatësisht disa mijëra afganë. Ndërsa në qershor një kërkesë në parlament e partisë Të Gjelbrit për evakuimin e grupeve të rrezikuara të afganëve, u refuzua nga deputetët. Aktualisht shumë rrugë për largimin nga Afganistani janë bllokuar përmes checkpoint-eve të Talibanëve./DW

Etiketa: afganistanbe


Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Mes kaosit dhe rrëmujës, evakuohen 4 kosovarë nga Afganistani

Mes kaosit dhe rrëmujës, evakuohen 4 kosovarë nga Afganistani

Hapën gropë 6 metra në kishën e Shën Marisë për të gjetur ar,nisin hetimet

Hapën gropë 6 metra në kishën e Shën Marisë për të gjetur ar,nisin hetimet

Si e fitove mandatin e 3-të? Rama: PS është parti e ndryshimit

Presim 3 mijë afganë/Rama:Edhe ne për Italinë ishim afganë para pak kohësh
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com