Ministri teknik i Drejtësisë Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e burgut Berat Arif Dervishi, si dhe Drejtorin e burgut Durim Perja, me motivacionin e përdorimit të veprimtarisë së institucionit për qëllime politike, pjesëmarrjes së paligjshme në fushatë zgjedhore dhe keqmenaxhimit të institucionit. Vendimmarrja e Ministrit të Drejtësisë ka ardhur pas inspektimeve të realizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Gjithashtu, Bardhi ka pranuar po sot dorëheqjen nga detyra të Drejtorit të IEVP Elbasan Renato Minoli.
Më herët janë shkarkuar dhe drejtorin e burgut të Vlorës Bashkim Habilaj dhe i burgut të Fushë-Krujës Albert Malaj, me motivacionin e braktisjes së detyrës dhe keqmenaxhimit të institucionit.