Kryeministri i Shqipërisë ka udhëtuar dje për në Gjakovë, ku ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Videoja është publikuar nga Rama në facebook. Shihet se ata janë ulur vetën në tavolinë, ndërsa s’ka të dhëna se për çfarë është diskutuar dhe kush i shoqëronte në takimin privat. Vizita private e Ramës në Kosovë bëhet 4 ditë para zgjedhjeve. Më 11 qershor shqiptarët e Kosovës shkojnë në kutitë e votimit për të përcaktuar qeverinë e re, pas rrëzimit të qeverisë Mustafa në Maj.
Në një prononcim për mediat dhënë në fund të takimit, Rama tha se erdha vetëm për një kafe me Presidentin. Po kështu edhe Thaçi tha se ka qenë kafe miqësore. /Opinion.al