Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pak ditë nga nisja e muajit të Ramazanit, për herë të parë dekorime në Frankfurt

2024/03/07 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pak ditë nga nisja e muajit të Ramazanit, për herë të parë dekorime në Frankfurt

Për herë të parë qyteti i Frankfurtitdo të dekorojë me ndriçim një pjesë të hapësirës publike me rastin e muajit të agjërimit-Ramazanit. Nga e diela (10 mars), rruga e madhe Bockenheimer  në qendër të qytetit, e njohur edhe si “Freßgass”, do të ndriçohet me dekorime në formën e gjysmëhënave, yjeve dhe fenerëve, me fjalët ” Gëzuar Ramazanin”.


Model për këtë lëvizje nga autoritetet e qytetit ishte Londra, e cila vitin e kaluar me rastin e Ramazanit filloi praktikën e dekorimit dhe ndriçimit të hapësirës publike pranë Piccadilly Circus. Sipas informacioneve të gazetës “Bild”, Frankfurti do të jetë qyteti i parë gjermanqë do ta bëjë këtë.

Vendimi është marrë vitin e kaluar

Vitin e kaluar, parlamenti i qytetit të Frankfurtit vendosi të instalojë ndriçimin. Kërkesa është paraqitur nga fraksionet e qeverisë së qytetit, të Gjelbërve, SPD, FDP dhe Volt. Në shpjegim thuhet se në Frankfurt jetojnë nga 100.000 deri në 150.000 myslimanë, që përbën pothuajse 15 për qind të popullsisë së përgjithshme. Ramazani i këtij viti zgjat deri më 9 prill.

Presidentja e Këshillit Bashkiak Hilime Arslaner (Të Gjelbërit) shpjegoi se gjatë Ramazanit, njerëzit kujtohen dhe reflektojnë për gjëra të rëndësishme në jetë. “Këto janë shtyllat themelore të bashkëjetesës njerëzore, të mësuara nga të gjitha fetë,” tha Arslaner. “Jam i lumtur që këto shenja të paqes së Ramazanit janë të dukshme dhe kanë marrë jetë në Frankfurtin tonë.

Kryetari i bashkisë: “Shenjë e bashkëjetesës paqësore”

Ndriçimi është “një shenjë e bashkëjetesës paqësore të të gjithë njerëzve në Frankfurt”, tha kryebashkiaku Nargess Eskandari-Grünberg (Të Gjelbrit). Ai është gjithashtu përgjegjës për diversitetin, anti-diskriminimin dhe harmoninë sociale. “Këto janë dritat e bashkëjetesës, kundër paragjykimeve, kundër diskriminimit, kundër racizmit anti-mysliman, por dhe kundër antisemitizmit.

Në kohë krize dhe lufte, dekorimi është “një shenjë shprese për të gjithë njerëzit dhe forcon kohezionin në shoqërinë tonë të larmishme urbane”, tha Eskandari-Grünberg. Kostoja e blerjes së dekorimeve, siç tha zëdhënësi i kryebashkiakut të Frankfurtit për agjencinë e lajmeve dpa, arriti në 75 mijë euro.

Reagimet pozitive të myslimanëve

Myslimanët në Frankfurt reaguan pozitivisht ndaj dekorimit të planifikuar të qytetit. “Unë mendoj se është një nismë e mirë dhe mund të shërbejë si shembull,” tha të martën Mohamed Seddadi, president dhe drejtor i Komunitetit Islamik në Frankfurt. Ndriçimi publik është i rëndësishëm për myslimanët dhe përshtatet me “qytetin multikulturor”.

Ndriçimi ndjek zakonet në vendet arabe dhe në Turqi, ku rrugët janë zbukuruar me fenerë dhe simbole të tjera gjatë Ramazanit, tha Seddadi. Dekoratat publike në Frankfurt simbolizojnë: “Ne të gjithë i përkasim një shoqërie”.

Edhe zëdhënësi i komunitetit gjerman Ahmedia, Naweed Ahmad, lavdëroi autoritetet e qytetit: “Mezi pres me padurim këtë shenjë njohjeje për muslimanët,” tha ai për epd. Rruga Bockenheimer është zbukuruar dhe ndriçuar edhe gjatë Krishtlindjeve dhe festës hebreje të Hanukkah. Prandaj kjo lëvizje me rastin e Ramazanit, siç tha ai, është shenjë e të njëjtit respekt ndaj feve.

Reagimet në rrjete

Në rrjetet sociale janë shfaqur komente të ndryshme lidhur me vendosjen e ndriçimit të Ramazanit në Frankfurt, transmeton RTL. Ato dallojnë nga kontestimi i këtij vendimi deri tek mbrojtja e vlerave civilizuese.

“Duhet të ndalohet”, “Happy Doom” apo dhe “i tmerrshëm”, janë vetëm disa nga komentet e shumta në rrjete.

Përdoruesi i rrjeteve Eriku shkruan: “Të gjitha zakonet tona të vjetra po hiqen, ndërsa ato të atyre po përhapen.” Në një nga reagimet ndaj këtij komenti, thuhet: “Se Krishtlindjet tashmë janë hequr – këtë nuk e kam dëgjuar! Pemët e Krishtlindjeve, tregjet, adventi…- ah të mos harroj dhe verën e zier – të gjitha këto i kam parë në dhjetorin e kaluar. Dhe një pyetje tjetër për ju: Kur thua “të tyre”, me siguri mendon për mua që kam ardhur nga Rusia Ortodokse në vitin 1992 apo jo? Apo e ke fjalën për miken time të dashur Günes, e cila ëshë rritur në Berlin? Është interesant fakti që vetë njoftimi se do të bëhet diçka shkakton kaq shumë panik. Tani Perëndimi me siguri do të dështojë, apo jo? Dhe për të gjithë ata që kërkojnë të bëhet diçka e ngjashme në Turqi, unë rekomandoj që të vizitojnë Stambollin gjatë Krishtlindjeve. Atje mund të shihni shumë fenerë, por edhe pemë të Krishtlindjeve dhe madje edhe një treg Krishtlindjesh. Udhëtim të mbarë. Mos u shqetësoni, sepse as Pashkët dhe as Krishtlindjet, nuk do të shfuqizohen.”/DW

 

 

 



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Sot Kuvend, kalon ligji për investimet strategjike! PD vijon skenarin e bllokimit

Sot Kuvend, kalon ligji për investimet strategjike! PD vijon skenarin e bllokimit

Ndikimi i sanksioneve amerikane ndaj flotës ruse të naftës

Ndikimi i sanksioneve amerikane ndaj flotës ruse të naftës

Atentati ndaj 54-vjeçarit në Lezhë, identifikohen 3 autorët.Edhe shënjestra qëlloi me armë zjarri ndaj të rinjve

Atentati ndaj 54-vjeçarit në Lezhë, identifikohen 3 autorët.Edhe shënjestra qëlloi me armë zjarri ndaj të rinjve
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com