Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pajisjet me defekt, 600 gra me tumor nuk morën trajtim me radioterapi më 2022

2023/08/29 at 1:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pajisjet me defekt, 600 gra me tumor nuk morën trajtim me radioterapi më 2022

Pajisjet mjekësore me defekt dhe mungesa e medikamenteve po cenojnë jetën e mijëra të sëmurëve me sëmundje tumorale në vendin tonë.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që u fokusua në monitorimin e këtij shërbimi gjatë vitit 2022 gjeti defekte të mëdha në mënyrën se si spitalet publike e trajtojnë sëmundjen.

Ndër të tjera KLSH vuri në dukje se mjekët onkologë të njësisë së radioterapisë, referojnë se jo të gjithë pacientet trajtohen edhe me Brakiterapi, por shumica e rasteve gati 200 pacienteve në vit duhet të trajtohen nëpërmjet kësaj pajisje me radioterapi.

Trajtimi me Brakiterapi (Kyriterapi) nuk ka qenë funksional, për periudhën në auditim, për shkak të mungesës së burimit radioaktiv iridium.

Kjo pajisje nuk është bërë ende funksionale, për shërbimin dhe për trajtimin e pacientëve me kancer të gjinekologjik me radioterapi. Mungesa e Brankiterapisë, për periudhën e auditimit, ka sjellë mos trajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre.

Kërkesa për vendosjen dhe bërjen funksionale të aparatit të Brankiterapisë ka qenë dhe është prioritet i Shërbimit Onkologjik, i cili në mënyrë të vazhdueshme i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të QSUNT për sigurimin e saj.

Pajisja mjekësore tjetër që nuk është funksionale prej datës 02.11.2022 është Ortovoltazhi, për shkak të një defekti serioz që nuk lejon trajtimin e pacientëve që vuajnë nga tumoret e lëkurës (Melanoma) (karcinomave me qeliza bazale dhe skuamoze, Lentigo malinje, sarkoma kaposi, Limfomat me qeliza T, Karcinoma me qeliza bazale merkel, Tumoret e gjëndrave të djersës, tumori i buzës, etj.)

Mungesa e aparatit të Ortovoltazhit që prej datës 02.11.2022, ka sjellë mostrajtimin 200 pacientëve nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre. Nga PAI- Spitali Onkologjik, në mënyrë të vazhdueshme është bërë prezent shqetësimi pranë DP të QSUNT, që pajisja e Ortovoltazhit është amortizuar prej vitit 2020, me arsyetimin se ”Aparati i Ortovoltazhit në Njësinë e Radioterapisë është i instaluar në vitin 2002.

Ky aparat ka 20 vite që përdoret për trajtimin e tumoreve sipërfaqësore të lëkurës. Filtrat e aluminit janë të oksiduara, koka e aparatit nuk qëndron në gjendje fikse gjatë trajtimit për shkak të dëmtimit të frenave që e mbajnë kokën të palëvizshme, e për pasojë lëvizja e pakontrolluar e kokës gjatë procesit të trajtimit, nuk jep rezultatin dhe saktësinë e duhur të trajtimit.

Ky aparat është pa mirëmbajtje prej 7-8 vitesh, gjë që ka ndikuar mjaft në performancë dhe në cilësisë vë ne dukje KLSH. Jetëgjatësia e një aparati në Radioterapi sipas rekomandimeve ndërkombëtare të OKB dhe IAEA-së duhet të jetë 10-15 vite./Monitor

Ju sugjerojmë

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin
Kryesore

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin

9 Tetor, 2025 12:20 pm
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
Politikë

Zgjedhjet lokale në 6 bashki/ PD, PS dhe PL propozojnë anëtarët e KZAZ

9 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese

9 Tetor, 2025 11:45 am
PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën
Kryesore

PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën

9 Tetor, 2025 11:25 am
Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë
Kryesore

Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë

9 Tetor, 2025 11:22 am
Për çfarë ranë dakord Izraeli dhe Hamasi në Egjipt
Bota

Për çfarë ranë dakord Izraeli dhe Hamasi në Egjipt

9 Tetor, 2025 11:01 am
Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen

9 Tetor, 2025 10:43 am
Vrasja e gjyqtarit, Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit, Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë

9 Tetor, 2025 10:41 am
Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha-Peleshit: Si të fusësh Hitlerin në…
Kryesore

Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha-Peleshit: Si të fusësh Hitlerin në…

9 Tetor, 2025 10:39 am
Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta
Kryesore

Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta

9 Tetor, 2025 10:18 am
Para
Meta: Beleri, është një i burgosur politik i kryeministrit Rama

"600 gra me tumor s'morën trajtim me radioterapi", Meta: Krim ndaj jetës dhe shëndetit

Kamioni pëson defekt në rrugë, bllokohet aksi Vlorë-Llogara

Kamioni pëson defekt në rrugë, bllokohet aksi Vlorë-Llogara

Sulmohet nga 15 qen endacakë, mjekja në Kosovë përfundon në spital

Tentoi të vrasë me çifte qenin, 54-vjeçari qëllon aksidentalisht një person në Shkodër

TE FUNDIT

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin
9 Tetor, 2025

Përfundon seanca, dhe me propozim të grupit të PS kaloi direkt në proces votimi. Sipas socialistëve, demokratët abuzuan duke kërkuar...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në 6 bashki/ PD, PS dhe PL propozojnë anëtarët e KZAZ

Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Tetor, 2025

Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë kanë propozuar anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese

Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese
9 Tetor, 2025

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu iu përgjigj akuzave të opozitës për vrasjen e gjyqtarit Kalaja. Ndërsa Flamur Noka...

Lexo më shumë

PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën

PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën
9 Tetor, 2025

Mazhornaca rrëzoi kërkesën e kreut të Grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për dosjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com