Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar video ku pajisjet e identifikimit elektronik hidheshin si “mbeturina”.
Ai thotë se i ka parë pamjet, por thekson se ky gjest nuk mund të ndikojë në besueshmërinë e KQZ.
“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë para se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim”, tha Celiabashi.