Ambasadori italian në Shqipëri, nuk ka dashur të bëjë komente në lidhje me përgjimet, ndërsa ka theksuar se ka një bashkëpunim të mirë mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë çështje.
“Nuk mund të bëj koment. Po zhvillohen hetime ndaj nuk kam komente. Por mund të them se ka një bashkëpunim të madh mes Italisë dhe Shqipërisë”, tha ambasadori Cutillo.
Ekzistenca e një pajisjeje përgjimi, rreth se cilës thuhet se është përdorur nga ministria e Brendshme, prej ditësh ka futur në një rrugë pa krye mazhorancën dhe opozitën.
Për këtë qëllim gjatë ditës së sotme në një seancë maratonë në Komisionin e Sigurisë kanë raportuar Visho Ajazi Lika, Haki Çako, Saimir Tahiri dhe Adriatik Llalla.