Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pajaziti dhe Ajeti gati për Kombëtaren: Të bëjmë maksimumin tonë në këto dy ndeshje

2024/10/07 at 4:42 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pajaziti dhe Ajeti gati për Kombëtaren: Të bëjmë maksimumin tonë në këto dy ndeshje

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.


Në konferencën e sotme për media dolën dy futbollistët kuqezi, Adrion Pajaziti dhe Arlind Ajeti.

Adrion Pajaziti, mesfushori kuqezi i cili është ftuar rishtaz me Kombëtaren A nga trajneri Silvinjo u shpreh i lumtur dhe shumë krenar që ka marrë ftesën për të qenë pjesë e ekipit në këtë grumbullim. Ai tha se ndihet gati për të dhënë kontributin e tij me Kombëtaren dhe ka besim te vetja dhe cilësitë e tij.

Ndërkohë Pajaziti nënvizoi gjithashtu se ka ëndërr që të kualifikohet me Shqipërinë në Kampionatin Botëror, ndërsa tregoi edhe idhujt e tij kuqezi.

“Besoj që jam shumë gati pasi jam në formë të mirë. Kam pasur një parasezon shumë të mirë me Fulham. Kam luajtur ndeshje dhe kam shënuar gola. Tani kam kaluar në huazim në Kroaci, jam në formë të mirë  fizikisht dhe kam shumë besim tek vetja. Po të më jepet shansi, jam gati. Duhet të pyes trajnerin për të ditur arsyen pse më zgjodhi. Ka qenë një ndeshje e mirë jo vetëm nga unë por nga të gjithë lojtarët. Kur shënon dy gola sigurisht që është një moment i mirë dhe besoj se jo vetëm ajo ndeshje, por edhe formën që jam duke kaluar te klubi, besoj se kanë ndikuar.

Në kombëtare më pëlqen si luan Asllani dhe Bajrami. Janë lojtarë teknikisht të mirë dhe mesfushorë si unë. Mund të kombinohemi mirë. Jashtë kombëtares kam ndjekur që i vogël Modriç, lojtar me cilësi shumë të mira. Dua që të tregoj veten dhe të marr sërish ftesën. Të jem lojtar i afirmuar në Kombëtare dhe në terma afatgjatë dua që të kualifikohemi në Botëror”, tha Pajaziti.

Arlind Ajeti komentoi dy kundërshtarët e radhës të Kombëtares në Nations League dhe u shpreh se janë ndeshje të forta, por që Shqipëria do të synojë pikët maksimale. Mbrojtësi kuqezi foli për rrugëtimin në Kombëtare dhe eksperiencën e Europianit, si edhe komentoi mungesën e kapitenit Gjimshiti.

“Është akoma herët për të fol për ekipin, sepse ende nuk janë bashkuar të gjithë lojtarët. Kemi kualitet dhe mund t’ia dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë. Gjithashtu, i dimë cilësitë e Çekisë me të cilën kemi luajtur 2 herë kundër. Gjeorgjia dihet, ka një kualitet shumë të lartë dhe luajnë një futboll shumë të shpejtë dhe të shohim si do ia dalim, por kam shumë besim.

Nuk e kemi bërë ende analizën, pasi nuk kanë mbërritur akoma të gjithë lojtarët. Me stafin dhe trajnerët do përgatitemi sa më mirë, nuk do të jetë e lehtë me Çekinë pasi do të luajmë edhe në vendin e tyre, por kam besim që do t’i marrim tre pikët. Unë besoj që shumë herë nuk kam qenë pjesë e Kombëtares se kam pasur lëndime, apo zgjidhja e klubin nuk ka qenë e mire. Por, sa herë kam ardhur kam qenë i gatshëm për të luajtur me shpirt dhe zemër për fanellën. Gjithmonë mund të bësh më mirë, por jam i kënaqur deri këtu dhe shpresoj që të kemi akoma më shumë sukses.

Çdo ndeshje do të jetë vendimtare, edhe me Çekinë dhe me Gjeorgjinë. Të shohim ndeshjen e parë, të mundohemi të marrim një rezultat të mirë dhe më pas të vazhdojmë me Gjeorgjinë. Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne si lojtar dhe person, se ka fjalë të mira për të gjithë lojtarët dhe të rinjtë. Përsa i përket formacionit e di trajneri dhe të gjithë do të jemi gati. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka vetem të fitojë Kombëtarja. Cilësitë i kemi për të dalë si fitues, duhet të bëjmë maksimumin, të shtrytëzojmë cilësitë tona dhe të besojmë se janë dy ndeshje shumë të vështira. Unë kam shumë besim”, u shpreh Ajeti.



Ju sugjerojmë

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit
Bota

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit

18 Shtator, 2025 4:43 pm
Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
Bota

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

18 Shtator, 2025 4:35 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga i dashuri, njerku i saj dhe efektivi i policisë

18 Shtator, 2025 3:43 pm
Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
Bota

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

18 Shtator, 2025 2:56 pm
PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
Kryesore

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

18 Shtator, 2025 2:09 pm
Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani
Bota

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani

18 Shtator, 2025 1:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga…

18 Shtator, 2025 12:12 pm
Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
Kryesore

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

18 Shtator, 2025 11:44 am
Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
Kryesore

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

18 Shtator, 2025 10:42 am
Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk
Bota

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk

18 Shtator, 2025 9:31 am
Para
Kurti: I gatshëm të adresoj “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin

Kosova heq kufizimin e importeve të mallrave nga Serbia/ Kurti: Do të ketë kontrolle të shtuara

Izraelitët bëjnë homazhe në njëvjetorin e sulmit të Hamasit

Izraelitët bëjnë homazhe në njëvjetorin e sulmit të Hamasit

“Kemi fituar mbi 600 çështje në gjykatë”, Salianji flet pas seancës gjyqësore: Po akuzohem pasi denoncova një trafikant droge

Protesta e opozitës/ Salianji mesazh nga burgu: Menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan
















TE FUNDIT

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit
18 Shtator, 2025

Izraeli zhvilloi një valë të re sulmesh mbi Gaza, teksa vazhdon ofensivën tokësore. Sipas raportimeve janë bombarduar zonat afër disa...

Lexo më shumë

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
18 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbështetur planin e Tony Blair për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Trump i ka...

Lexo më shumë

16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga i dashuri, njerku i saj dhe efektivi i policisë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
18 Shtator, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e efektivit të policisë në Këlcyrë, i cili dyshohet se kishte...

Lexo më shumë

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
18 Shtator, 2025

Në vitin 2024, Zvicra regjistroi 1,211 incidente raciste dhe antisemitike, një rritje prej 40% krahasuar me vitin e mëparshëm –...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com