Vladimir Gjuta i arrestuar për moskallëzim krimi për vetëplagosjen e 18-vjeçares në kryeqyet nuk është një emër i panjohur për uniformat blu.
Më 20 shkurt të 2020-ës ai ra në prangat e policisë pasi u kap me armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, vend ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Pas arrestimit, Gjuta u akuzua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Po ashtu para disa vitesh ai është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe është ndër autorët e vendosje së sasisë së tritolit ndaj farmacisë së babait të ish-ministrit.
















