Aktualitet

“Pagesë dhe trajnim si asnjëherë më parë”, nisin rekrutimet për ushtarë në FA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:05 - 27/12/21 |
Opi Nion

Kanë nisur rekrutimet për ushtarë/detarë në Forcat e Armatosura. Lajmi është dhënë nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,  teksa ka publikuar kriteret njoftoi çeljen e këtij procesi, duke theksuar se, “ofrohen kushte pagese dhe trajnimi si asnjëherë më parë”.

“Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve janë:

– të jetë shtetas shqiptar;
– të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale;
– të mos jetë në ndjekje penale;
– të mos jetë në proces gjykimi penal nga gjykata;
– të ketë figurë të pastër morale;
– të mos ketë probleme me deportimin;
– të mos ketë probleme me drogën dhe alkolin;
– të mos jetë person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale;
– mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç;
– të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit;
– të kenë gjatësinë trupore mbi 165 për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat ;
– të jetë shpallur fitues në përfundim të konkurrimit;
– të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak.
– të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes është publikuar edhe procedura e aplikimit./Opinion.al

Pas