Pagesat SEPA, 11 bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Evropian të Pagesave paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA.

Të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit Tetor 2025.

Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga Këshilli Evropian më 21 Nëntor 2024.

Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik.




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT