Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pagat/Rama: Do të pyesim shqiptarët nëse duhet të bëhen publike 1 herë në vit

2022/05/16 at 11:18 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pagat/Rama: Do të pyesim shqiptarët nëse duhet të bëhen publike 1 herë në vit

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet e krijuar pas skandalit me publikimin e pagave të shqiptarëve.

Gjatë fjalës së Rama tha se se dalja e pagave përveç anës së vet negative kishte dhe një anë jo të vogël pozitive. Sipas Ramës ka shumë biznese që deri tani “kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar ndryshimet në lidhje me pagat e punonjësve”.

 “E keni parasysh çfarë efekti pati dalja e pagave në publik që përveç anës së vet negative kishte dhe një anë jo të vogël pozitive sepse i gjithë opinioni publik u ballafaqua me një realitet i cili pavarësisht rregullimeve në vite, ishte pasqyrë e një deformimi të madh, për të cilin ne jemi të vetëdijshëm e kemi qenë. Sikundër e bëmë me dije, ngritëm njësinë speciale të anti informalitetit për të ushtruar një proces kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të gjithë situatës. Vlerësojmë bizneset që deri tani kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar ndryshimet në lidhje me pagat e punonjësve”-tha kryeministri.

Ndërkohë Rama deklaroi se në Këshillimin Kombëtar të ardhshëm, do të pyeten qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit pagat të bëhen publike.

“Ndërkohë që unë dua të them vetëm dy gjëra. Së pari ne duke parë këtë eksperiencë e cila erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar dhe aspak të mirëseardhur, dalja e pagave në publik, mendojmë që është e udhës që në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar ne t’i pyesim shqiptarët a mos është vallë më mirë që një herë në vit të gjitha pagat të bëhen publike? Sepse kjo eksperiencë na tregon që vendet që e bëjnë këtë punë, disa vende që e bëjnë, dhe që thonë që kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda për brenda sistemit për shkak se krijon përmes transparencës presionin pozitiv të nevojshëm mbi të gjithë komunitetin e biznesit, ne mendojmë që kjo është shumë e vërtetë se e shohim që impakti i kësaj ngjarje dhe i gjithë punës së bërë pas kësaj ngjarje, jo vetëm i punës së bërë nga ana jonë, por edhe i pranueshmërisë së lartë që gjeti komunikimi ynë me biznesin, të cilit i kërkuam përmes letrave që të rishikonin dhe korrektonin pagat, rezultoi shumë i suksesshëm në këtë fazë. Ideja që pagat mund të bëhen publike çdo vit, një herë në vit, është një ide që natyrisht nuk mendoj se ne duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por të cilën ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…
Aktualitet

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…

19 Janar, 2026 10:38 pm
Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike
Aktualitet

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike

19 Janar, 2026 10:35 pm
Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

19 Janar, 2026 9:43 pm
Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
Bota

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

19 Janar, 2026 9:03 pm
Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
Bota

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

19 Janar, 2026 8:00 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
InstaBIZ

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

19 Janar, 2026 7:26 pm
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
Bota

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

19 Janar, 2026 7:12 pm
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
Kronikë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

19 Janar, 2026 6:12 pm
Para
Aksident në Orikum-Kaninë, humb jetën drejtuesi i kamionit, pasagjeri s’gjendet

Aksident në Orikum-Kaninë, humb jetën drejtuesi i kamionit, pasagjeri s’gjendet

Rama: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës

Rama: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës

Zv.ministrja e Financave: Ka individë që paguhen jashtë sistemit bankar

Zv.ministrja e Financave: Ka individë që paguhen jashtë sistemit bankar

TE FUNDIT

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…
19 Janar, 2026

Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar pasi ndërprerja e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, ka prekur...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike
19 Janar, 2026

Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për mbi 30 minuta. Kjo situatë ka shkaktuar tension tek pacientët, stafet...

Lexo më shumë

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
19 Janar, 2026

Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të një defekti në linjën e OST. Sipas një...

Lexo më shumë

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
19 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë, jo te Grenlanda, dhe këmbënguli se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com