Aktualitet

Pagat fiktive, Rama paralajmëron: Afat deri në 20 Janar ose hetoheni për evazion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 30/12/21 |
Opi Nion

Në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit Rama u ndal edhe te skandali i publikimit të pagave. Kreu i qeverisë tha se personi që ka publikuar të dhënat do të përgjigjet para ligjit.

Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese. Pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë. Ajo po heton në mënyrë intensive. Uroj dhe kam arsye të besoj se do të kemi rezultate. Kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.”, tha Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë foli edhe për një fenomen që doli nga ky skandal. Rama u shpreh se 20 Janari është afati i fundit për këto kompani që nuk deklarojnë të plota pagat e punonjësve që të bëjnë deklarimet e reja, në të kundërt ndaj tyre do të fillojnë hetimet për evazion fiskal.

Të gjitha ato që japin paga fiktive, të rregullojnë deklarimet. Në dijeninë time, ka përgatitur ka nisur apo do nisë një letër për tatimpaguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë në mospërpuythje flagrante me kapacitetet e tyre, duke ju kërkuar të vetëdeklarohen deri në 20 janar. Dhe në rast mosvetërregullimi do ketë hetim të thelluar për evazion. Evazioni dënohet me burg” – tha Rama./Opinion.al

Pas