Politikë

Pagat e pedagogëve, Rama: Nga viti i ardhshëm do të ketë rritje për më të mirët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:11 - 15/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vitin e ardhshëm qeveria do i rrisë pagat pedagogëve që japin më shumë kontribute.

Në ceremoninë e 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës, kreu i qeverisë u shpreh se për rritjen e pagave të pedagogëve të dalluar do të kontribuojë edhe qeveria, por edhe vetë Universiteti.

“Një nga elementët që po përgatisim është që të diferencojmë pagat, pra kontributet nga ana e qeverisë nga buxheti, për të vlerësuar cilësinë për ata që japin më shumë. Për t’i dhënë fund uniformalitetit financiar. Që nga viti i ardhshëm do japim një shembull. Do kemi një kontribut nga ana jonë për rritje të pagave. Kjo rritje nuk do të jetë uniformë. Do i lëmë hapsirë UT dhe Universitetit të Mjekësisë, për të përdorur më shumë nga fondi i tyre nëse do të duan të rrisin pagat”,-tha Rama.

Pas