Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pafajësi për “Hakmarrjen”, vëllezërit Shyti paralajmërojnë Berishën: Tani do e paguash personalisht

2017/02/13 at 5:32 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Pafajësi për “Hakmarrjen”, vëllezërit Shyti paralajmërojnë Berishën: Tani do e paguash personalisht

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka shpallur të pafajshëm bandën “Hakmarrje për drejtësi” ka reaguar Orik Shyti.


Sot më 13 shkurt, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues të 5-6 viteve më parë dhe vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda njohu pafajësinë tonë.
Na duket se është e nevojshme t’i kujtojmë opinionit në mënyrë të përmbledhur diçka nga kjo histori shumë vjeçare.

Më 13 shkurt të vitit 2003 gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e pushoi çështjen me arsyetimin se të gjitha provat mbi të cilat ishin ngritur akuzat ishin të gënjeshtërta. Pas një ore Sali Berisha doli para medieve dhe deklaroi se gjyqtarët që dhanë pafajësinë “Hakmarrjes për Drejtësi” ishin anëtarë të kësaj organizate kriminale. Fill pas deklaratës së Saliut, nuk kishin kaluar as 20 minuta, Theodhori Sollaku me cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm deklaroi se gjyqtarët e kishin dhënë pafajësinë “nën presion nga frika”. Ndoshta kanë ndryshuar kohët dhe nuk besojmë se Sali Berisha do t’i shpallë edhe gjyqtarët që dhanë vendimin e sotëm anëtarë të “Hakmarrjes”. Natyrisht që nuk do ta pengojë vendimi i Gjykatës së Lartë që shprehet se “Hakmarrja për Drejtësi” nuk ka ekzistuar kurrë, por është krijuar bashkë me platformën dhe apartamentin e mbushur me armë nga shërbëtorët e tij nëpunës të shtetit. Nuk besojmë sepse, pas një heshtjeje dymujore për vendimin e Gjykatës së Lartë filloi ta përdor krijesën e tij sikur të mos dinte se çfarë kishte vendosur gjykata. Besojmë se mungesën e një Sollaku në krye të prokurorisë e ndien shumë. Kjo dhe Vetingu janë dy arsye që mund ta pengojnë t’i shpall gjyqtarët anëtarë të “Hakmarrjes” apo të kërcënuar e frikësuar nga “terroristët” e saj. Megjithëkëtë e ka të vështirë të hesht duke shtrënguar dhëmbët, por le të bëjë si të bëjë.
Nuk jemi ndjerë kurrë fajtorë, por sot jemi edhe ligjërisht të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura djallëzisht dhe të mbrojtura egërsisht nga Sali Berisha. Vendosmëria e tij për të na dënuar kishte rëndësi për të. Njëra nga arsyet pse donte të na dënonte është e provuar. Ajo ka të bëjë me përpjekjet për të fshehur krimin që kishte kryer ndaj nesh. Për arsyet e tjera nuk duam të hamendësojmë.
Megjithëse ishim të bindur se, prej 25 vjetësh, në Shqipëri fjala helm e plumb e Sali Berishës është më e rëndësishme se Kushtetuta, se çdo ligj, se çdo institucion e pushtet, prapëseprapë nuk mendonim se shqyrtimi i çështjes nga Gjykata e Lartë do zgjaste gati pesë vjet. Me shpifje publike ndaj nesh, me presione të drejtpërdrejta dhe me të deleguar, çështja nuk dilte mbi tryezën e gjykimit. Përdorëm mjetin tonë të vetëm, kërkesën me shkrim që çështja të gjykohej. I kemi shkruar letra kryetarit të Gjykatës së Lartë, zonjës Beçaj dhe, më pas, z. Zaganjori. Diçka u duk se lëvizi pas letrës së fundit, mars 2015, drejtuar z. Zaganjori. Çështja kaloi Dhomën e Këshillimit. Duket presionet në prapaskenë po e humbnin aftësinë për ta penguar edhe më tej gjykimin e çështjes. Në këto rrethana Shpifësi u bë i papërmbajtshëm kundër nesh. Na akuzonte si autorë të krimeve që ndodhnin, përfshi edhe ato që zbulonte policia. Herë na akuzonte se krimet i kryenim të porositur nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama, herë sikur i kryenim në bashkëpunim me familjarët e tij dhe herë sikur ishim ne që e kërcënonim E. Ramën për llogari të kundërshtarëve të tij brenda PS. I përshkallëzoi akuzat e shpifura javë pas jave. Më 21 janar të vitit të shkuar, në përvjetorin e katërt të ekzekutimit të katër njerëzve të pafajshëm para zyrës së tij, shkruante me shkronja të mëdha: “Terroristi Edi Rama kërkon pafajësi për ‘Hakmarrjen për Drejtësi’, terroristët Leart Shyti dhe Orik Shyti bëjnë presion të jashtëzakonshëm në Gjykatën e Lartë…”.
Është e njohur gatishmëria agresive e Saliut për të manipuluar opinionin me shpifje për “kërcënimet” që bën “Hakmarrja”. Është e njohur edhe gjuha e dhunshme që përdor, por shpresojmë se një pjesë e opinionit e njeh edhe gjuhën me të cilën shkruajmë e flasim ne. Megjithëkëtë për ata që besojnë ende në dokrrat e Saliut për “presionin e jashtëzakonshëm” që ne “terroristët” kemi bërë mbi Gjykatën e Lartë, po i bashkëlidhim këtij shkrimi përmbajtjen e njërës prej letrave që i kemi shkruar kësaj gjykate.
Vendimin e Gjykatës së Lartë e pritëm me dyshim deri sa u njohëm me të. Dyshimi bazohej tek dy refuzimet e hershme të Gjykatës së Lartë për ta gjykuar çështjen dhe tek ngurrimi i saj gati pesëvjeçar për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, jo. Vendimi i saj nuk bënte fjalë për një çështje penale në të cilën janë shkelur procedurat, por për një procedim të ngritur mbi akte të gënjeshtërta (të falsifikuara). Përfundimisht, doli në dritë të diellit fajësia e Sali Berishës për krijimin e një çështjeje që solli pasoja kriminale të pandërprera për 20 vjet. Në këto kushte gjykatës së Apelit nuk i mbetej mundësi tjetër veç pafajësisë.
Ndihemi mirë që u tha e vërteta dhe u vendos ajo që ishte e drejtë të vendosej, pafajësia.
Por, ndërsa dështoi për të na dënuar, për ta fshehur krimin dhe përgjegjësinë personale pas shkeljeve procedurale, Sali Berisha nuk ka pësuar ndonjë dëm. Nga një vështrim i thjeshtë mbi dëmet që na ka shkaktuar dhe rreziqet që na ka krijuar, del se humbës të kësaj lufte të stërgjatë jemi ne. Akuzat e tij në adresën tonë, të përcjella me sokëllima dhe ulërima nga foltorja e Kuvendit dhe në konferenca shtypi, si terroristë, vrasës, vjedhës, trafikantë drogash, shantazhistë trotuaresh, vjedhës të votave etj.etj., të shoqëruar shpesh me kërcënime dhe, hera-herës, me përgjërimin se fliste si “avokat i familjeve të viktimave”, kanë një fillim të largët, por nuk u harruan kurrë nga opinioni i gjerë falë përditësimit që u bënte për të shantazhuar sistemin e drejtësisë dhe kundërshtarët politikë. Intrigat që bënte nxisnin të tjerët të na merrnin jetën dhe, njëkohësisht, zgjeronin mundësitë që Saliu të shtrembëronte pistat dhe maskonte motivet. Teksa nxiste krimin dhe zinte prita për ta kryer atë, priste gjithë sy e vesh lajmin e gëzuar, që, në përputhje me praktikën e krijuar, ta shoqëronte jo me emrin e autorit të krimit, por me një nga shabllonet e njohura si: “policia thotë se vrasja është kryer për larje hesapesh”, “viktima ishte një kriminel i njohur” etj. Lajmi i shumëpritur do ta bënte “avokatin e viktimave” të shfaqej menjëherë para kamerave, kryelartë e i ngazëllyer. Por lajmi nuk mbërriti. Mosmbërritja nuk do të thotë se u shkurajua dhe hoqi dorë nga qëllimi. Sali Berisha kurrë nuk heq dorë nga qëllimi.
Me shpifjet e tij na çatdhesoi përdhunshëm. Me dokrrën se kishim dashur ta vrisnim, arriti të tërhiqte vëmendjen e atyre që përvoja shekullore i ka bindur se qëllimet mund t’i arrijnë pa shpenzime falë gatishmërisë të shqiptarëve zemërakë e në nevojë për t’i ngritur armët kundër njëri-tjetrit më shpejt e më lehtë sesa kundër armiqve të lirisë së atdheut të tyre. E dinim se mosbindja do na kushtonte. E kishim dëgjuar, por u desh edhe ta provonim se mllefi është në përpjesëtim me fuqinë e mllefqarëve.
Rreziqet që kemi kaluar dhe dëmet morale e materiale që kemi pësuar nuk janë as të pakta, as nga ato që harrohen. Ndërkohë, jemi të vetëdijshëm se suksesin e Sali Berishës e kanë mundësuar edhe mangësitë tona. Ai e ka ditur që në krye të herës se ne nuk jemi trima të çomanges, por ka bërë gjithçka për të na paraqitur si të tillë, se kështu lartësonte veten si “trim mbi trimat”, mbante të mbuluar krimin e kryer, i bënte të efektshme kërcënimet që u drejtonte të pabindurve në emër të “Hakmarrjes” dhe të suksesshme trysninë mbi kundërshtarët. Prej trimave që të marrin jetën Sali Berisha ka mbajtur veshur jelek të pakalueshëm nga plumbat edhe në vapën e verës. Trimave të tillë nuk ka pasur guxim t’ua përmendi emrat botërisht, siç bëri pambarimisht me ne, megjithëse disa (siç shenjat flasin) ka dëshiruar t’i shoh nën dhe`. Nëse e ka shfaqur trimërinë ndaj ndonjërit të kësaj kategorie, kjo ka ndodhur kur ka qenë i sigurt se tjetri ka humbur çdo mundësi për t’ia bërë jelekun të padobishëm. Deri diku, Saliu e ka njohur edhe pazotësinë tonë për t’u dhënë përgjigja thikave të shpifjeve të tij.
I përmendëm në përgjithësi rreziqet që kemi kaluar jo për të treguar plagët, se kjo nuk është në natyrën tonë, por për të thënë se plaga dhe shpaga janë të ndërvarura. Dëmin moral dhe ekonomik që na ka shkaktuar Sali Berisha përgjatë 21 vjetëve nuk do t’ia kërkojmë shtetit. Kjo do ishte e padrejtë, sepse vetë shteti ka qenë i marrë peng nga Saliu. Tani që, falë vullnetit të SHBA dhe BE, shteti po çlirohet do bëjmë ato që ligji parashikon dhe do t’ia arrijmë që Saliu të paguaj personalisht. Me shërbëtorët që ka përdorur për të krijuar prova të rreme le ta zgjidhë vetë.
Shpresojmë se nga kjo përballje e gjatë e gënjeshtrës me të vërtetën duhet të ketë kuptuar se nuk jemi aq të kultivuar sa të kthejmë faqen tjetër, sipas parimeve të mëshirës. Nëse nuk e ka kuptuar, atëherë, po ia themi edhe një herë botërisht se kurrë nuk ia falim krimin e shumëfishtë që ka kryer ndaj nesh dhe kurrë nuk ndalemi për të mbrojtur të vërtetën.
E kemi parë gjumëprishur kohët e fundit. Sigurisht që nuk ka frikë nga “Hakmarrja”, as nga fuqia e munguar e kundërshtarëve politikë. Gjumin ia ka prishur Reforma në Drejtësi, fillimi i zbatimit të saj. E tmerron serioziteti i përpjekjeve të faktorëve ndërkombëtarë për ta çliruar Drejtësinë nga kthetrat e tij. Humbjen e robinjës së tij, përdorur për të përmbushur interesat dhe qejfet e tij, Saliu i sheh si fundin e tij. Dhe ka të drejtë.
Leart Shyti
Orik Shyti

* *

Një nga letrat drejtuar Gjykatës së Lartë

 

“Zonjës Shpresa Beçaj
Zonja Kryetare,
Orik Shyti po ju drejtohet sërish. Kërkesa ime është e njëjtë: kërkoj të gjykohet çështja. Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga koha që Gjykata Kushtetuese mori vendimin e njohur, por ende Gjykata e Lartë nuk më ka gjykuar.
Kur shoh në faqen tuaj të internetit se regjistrohen për gjykim dhjetëra çështje çdo javë e kuptoj se kjo nuk është një kohë e gjatë. Por kam parasysh kushtet që janë caktuar për ta gjykuar një çështje jashtë radhës. Edhe këtë e lexoj në të njëjtën faqe interneti. Midis të tjerave përmendet se i plotësojnë kushtet për t’u gjykuar më shpejt se të tjerat ato çështje që vijnë për herë të dytë, ato që vijnë nga Gjykata Kushtetuese etj.
Çështja ime ka ardhur në Gjykatën e Lartë për herë të tretë. Këtë ua theksonte edhe avokati në një kërkesë të tijën, që e paraqiti në muajin prill 2012. Gjithashtu gjykimin e shpejtë, brenda kushteve që ka caktuar Gjykata, synonte avokati edhe në datën 10 maj 2012, kur dorëzoi në gjykatë disa “Shpjegime rreth Rekursit”, të cilat po jua bashkëlidh.
Mendoj se Gjykata duhet t’i jepte përparësi gjykimit, jo vetëm në respekt të kushteve që ka shpallur vetë, por edhe për shkak të historisë së gjatë të çështjes.
Nuk dëshiroj t’ju marr kohë, por nuk mund të mos ju kujtoj se jam akuzuar se, pak para se të mbushja 15 vjeç, kisha krijuar një organizatë kriminale dhe, në zbatim të platformës së saj “të shkruar me dorë”, kisha vrarë njerëz, kisha vjedhur banka dhe bërë terror në mes të Tiranës me një autobombë. Koha që ka kaluar nuk është disa muaj, as pak vjet. Sot jam 35 vjeç.
Nuk i përmenda këto që të zgjoj ndjenjat e të tjerëve, por për të thënë se një kohë kaq e gjatë vjen në kundërshtim me disa parime të njohura, të cilat e bëjnë drejtësinë e një vendi të respektueshme ose të kritikueshme nga vendet e tjera.

Me respekt
Orik Shyti

 

Etiketa: berishahakmarrja per drejtesiParalajmerimi


Ju sugjerojmë

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
Para
Video/ Projekti “Veliera”, aktivisti Dakos: Ku e merr rrogën ti, në Beograd?

Video/ Projekti "Veliera", aktivisti Dakos: Ku e merr rrogën ti, në Beograd?

Gjirokastër/ 43-vjeçari përplaset nga furgoni, pastaj e shtyp një tjetër makinë

Sherr me thika në Dukagjin, plagoset rëndë një person

Ja sa lehtë kaloi ndarja mes Encës dhe Noizy-t

Ja sa lehtë kaloi ndarja mes Encës dhe Noizy-t
















TE FUNDIT

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij...

Lexo më shumë

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
14 Maj, 2025

Në një prononcim për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit i votave preferenciale të kandidatëve në qytetin Pogradec. Nga rezultatet e publikuara, fitues është shpallur...

Lexo më shumë

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
14 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com