Të shkruan të telefon ndërkohë që je duke ngarë makinën është ilegale në 46 shtete dhe territore në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë edhe në shumë shtete të tjera në gjithë botën.
Shumica e njerëzve mendojnë se personi që përdor telefonin në makinë është plotësisht përgjegjës për dëmet që mund të shkaktojë, mirëpo në një çështje gjyqësorë të ngritur në Kaliforni, është pretenduar se edhe kompania Apple cenon sigurinë në rrugë, shkruan opinion.al.
Julio Ceja u përplas me një shofer i cili ishte i shpërqendruar nga telefoni i tij. Megjithëse Apple ka prodhuar një mekanizëm që kuç telefonin gjatë udhëtimit me makinë, ku software ende nuk është i vlefshëm.
Apple është justifikuar me faktin se një pajisje e tillë do të çonte në humbjen e disa përdoruesve.
Në ankesën drejtuar gjykatës, janë përfshirë disa studime që insistojnë se përdorimi i telefonit në automjet është përgjegjës për 16% të aksidenteve që ndodhin çdo vit në Shtetet e Bashkuara.
Kërkesë padija e Ceja vjen pas një rasti tjetër kundër Apple që është çuar në gjykatë. Prindërit e një vajzë pesë vjeçare që humbi jetën në një aksident kanë paditur Apple, pasi personi që shkaktoi aksidentin ishte duke përdorur FaceTime. / opinion.al