Ministria e Mbrojtjes ka kallëzuar penalisht ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi, pasi me paratë e shtetit ka paguar udhëtimin e bashkëshortes së tij jashtë vendit. Sipas akuzës së ngritur nga MB, Gjunkshi ka shpërdoruar një shumë prej 5.845 euro, të cilat i përkasin “vlerës së biletave të udhëtimit për jashtë shtetit të bashkëshortes së paditësit të paguara padrejtësisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro të marra paradhënie sipas urdhrit të MM nr. 1793. datë 09.09.2013 ose kompensimin e detyrimeve duke e kompensuar këtë detyrim nga pagesa kalimtare, shpërblimi i menjëhershëm dhe nga të drejtat e tjera”.