Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Padia për ish-funksionarët e PD, Berisha: Akt që tregon se Basha ka prekur fundin

2021/12/13 at 1:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Padia për ish-funksionarët e PD, Berisha: Akt që tregon se Basha ka prekur fundin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK 5-ish funksionarë për përdorimin e vulës dhe simboleve të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “opozita nuk është as vulë as bravë”.

Për liderin historik të PD, denoncimi në SPAK është një veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe që provon dhe një herë se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i Bashës me Edi Ramën. Sipas tij, Basha është i pashpresë dhe ka prekur fundin e tij politik dhe moral.

“Opozita nuk është as vulë as bravë!I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota ne Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit të tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokrateve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!

Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!

Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.

Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Eshtë i pashpresë!

Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!

Kuvendi Kombëtar, si forumi më i lartë i partisë ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk humbën, por u rikthyen më të fuqishme . Aq më pak do mundet ti zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili tashmë është rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të atyre që me veprime korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.

Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021.

Ftojmë të gjithë demokratët te punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!

Komisioni për Rithemelimin e PD-së.”, shkruan Berisha.

Ju sugjerojmë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Inteligjenca amerikane: Putin, i vendosur për të vazhduar luftën në Ukrainë

29 Tetor, 2025 8:20 pm
Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
Rama në zonat e përmbytura: Situata më mirë se vitet e kaluara

Rama në zonat e përmbytura: Situata më mirë se vitet e kaluara

Bardhi e paditi në SPAK për falsifikim vule/Këlliçi: S’ma bën syri tërr

Bardhi e paditi në SPAK për falsifikim vule/Këlliçi: S’ma bën syri tërr

Live/ Berisha dhe mbështetësit e tij futen në selinë e PD-së

Live/ Berisha dhe mbështetësit e tij futen në selinë e PD-së

TE FUNDIT

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
29 Tetor, 2025

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin...

Lexo më shumë

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
29 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
29 Tetor, 2025

Detaje të reja janë dhënë nga gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e ndodhur të martën...

Lexo më shumë

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
29 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com