Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me padinë e dorëzuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike për inceneratorin e Tiranës.
Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik, kryeministri tha kjo është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit të inekzistencës së lidershipit të opozitës do të bëhen më të dukshme dhe të turpshme.
“Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit, e mungesës së vizionit, të inekzistencës së lidershipit të opozitës, do të bëhen më të dukshme dhe të turpshme, fjalori shqip do të njoh një shpërdorim të madh, qoftë nga PD, qoftë nga partia presidenciale. Është fakt që përballë kësaj marrëzie, ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veçse të vazhdojmë përpara”,-u shpreh Rama./ Opinion.al