Te Fundit

Padia për Gjiknurin përplas PD me PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 16/10/15 |
b.f

TIRANE- Partia Demokratike dhe ajo Socialiste shkëmbyen në distancë akuza lidhur me kallëzimin e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për Ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri për çështjen e CEZ-it. Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se po tenton të mbyllë hetimin lidhur me çështjen e CEZ. Në një dalje për mediat n/kryetari Edmond Spaho tha se opozita është e vendosur për ta çuar deri në fund zbardhjen e aferës së CEZ-it dhe vënien e përgjegjësve përpara ligjit. Në kundërpërgjigje Partia Socialiste i cilësoi të pabaza pretendimet e ngritura nga Kontrolli i lartë i Shtetit. “Jane kursyer 802 milion euro”, tha Ervin Bushati. “Nuk ka asnjë dëm ekonomik dhe pretendimi i KLSH është i pabazë”, shtoi ai. Të mërkurën Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit Alma Hiçka.

ervin-bushati

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas