-U tha në Opinion

Padia në SPAK/ Avokati: Nuk është marrë një shumë parash nga Kryemadhi siç pretendohet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:58 - 15/09/22 |
Opi Nion

Avokati Genc Gjokutaj ka folur këtë në lidhje me kallëzimin e bërë nga avokati Idajet Beqiri për ish-Presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.

Në emisionin “Opinion”, Gjokutaj ka theksuar se Kryemadhi ka marrë gjatë ditës së sotme një email nga klinika në San Marino ku thuhet se kurrë nuk është marrë një shumë nga ish-liderja e LSI-së siç pretendohet në kallëzimin e dërguar në SPAK.

 “Kallëzimi është një akt procedurial mbi bazën e të cilit kallëzuesi ka detyrimin ligjor që të provojë akuzën e tij. Pra barrën e provës deri në momentin që prokuroria regjistron këtë kallëzim e ka kallëzuesi. Dhe kallëzuesi nuk mund të operojë me fatura. Kallëzuesi duhet nëpërmjet dokumenteve autentikë të provojë cili është shkaku dhe pasoja e kësaj afere. Që të vesh në lëvizje SPAK-un me një faturë, nuk është ligjore. Kodi Procedurës Penale njeh kallëzimin nga nëpunësit e lartë shtetërore, nëpunësit për shkak të detyrës dhe shtetasit. Çfarë problemi ka këtu? Shtetasit bëjnë kallëzim në 95% të rasteve kur janë viktimë e veprës penale. Zoti Beqiri ka dy probleme. E para që për shkak të detyrës nuk mund t’i sigurojë këto dokumente sepse ky është kamarier i një kuzhine. Nuk mund t’i sigurojë për shkak të detyrës. Si shtetas, asnjë shtetas nga ne nuk mund të sigurojë të dhëna të tilla. Dua të shpjegoj për publikun ky është ndryshimi mes kallëzimit në kuptimin procedural dhe fletërrufesë. Megjithatë nëse SPAK do ta regjistroje problemi është këtu, nuk është në funksion të detyrës së tij, normalisht këto lloj kallëzimesh bëhen nga nëpunës të agjencive që merren me këto procedura dhe gjatë punës mes tyre konstatojnë shkelje të tilla. Në lidhje me këtë të San Marinos, jo më larg se sot zonja Monika Kryemadhi ka kërkuar ndihmë nga klinika dhe ka marrë një email të cilën ne do ta marrim në formë zyrtare nga klinika ku thuhet që kurrë nuk është marrë një shumë nga Monika Kryemadhi siç pretendohet në këtë kallëzim. Thotë klinika Domus Medica SPA”, tha Gjokutaj.

Sipas Gjokutajt, kallëzuesi duhet të ketë integritet. Avokati u shpreh se Idajet Beqirit “i ka thënë dikush të bëjë kallëzimin”

“Plus ka një problem që opinioni duhet ta dijë që në një kallëzim ka të bëjë shumë edhe integriteti i një personi që e bën kallëzimin. Të flasësh për një subjekt kallëzues sot i dënuar serial për vepra falsifikimi dhe mashtrimi dhe i dëbuar nga 3 shtete, 2 herë në Amerikë. Në Gjermani nëse një politikan dënohet për korrupsion edhe për 1 qindarkë, nga gjykata hiqet e drejta e fjalës në publik. Ne këtu bëjmë kallëzime, hidhet letra në SPAK dhe tani do punojë SPAK për Idajet Beqirin se i ka thënë dikush bëj kallëzimin”, tha Gjokutaj.

Kallëzimi i dorëzuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri ka në fokus trajtimet estetike që familja e ish-Presidentit, tashmë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kryer në spitale në San Marino dhe Vjenë.

Beqiri ka dorëzuar në SPAK një faturë spitali me vlerë mbi 287 mijë Euro për të cilën thotë se është pagesa për një ndërhyrje të kryer nga Monika Kryemadhi dhe transferta është bërë nga një llogari offshore në Qipro.

Më tej ai dorëzoi edhe deklaratat e pasurisë bërë nga bashkëshortët Kryemadhi dhe Meta ku nuk janë deklaruar këto shpenzime sipas ligjit.

Pas