Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) kërkon pushimin e çështjes në lidhje me padinë që presidenti Ilir Meta ka ngritur kundër Ardian Dvoranit, ish-kreut të KED-së. Seanca pritet të zhvillohet nesër në orën 09:00.
Presidenti i Republikës Ilir Meta paditi Dvoranin në 18 shkurt të 2020-ës për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave”: në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese. Ardjan Dvorani është sot gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës./Opinion.al