Kryesore

Padia e Metës ndaj kreut të KED do dorëzohet në 3 Prokurori


               Publikuar në : 12:14 - 19/11/19 |
Opi Nion

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa ditë më parë, presidenti Ilir Meta do të dorëzoj sot në orën 14 : 30 padinë penale ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Padia do të dorëzohet në tre prokurori, në Prokurorinë e Përgjithshme; pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Meta e akuzon Dovranin për shpërdorim detyre dhe përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore. Më herët, Meta në një emision televiziv është shprehur se  Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.

Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka”, tha Meta.

Po ashtu, Meta e ka cilësuar kreun e KED-së si;  “Një mafioz dhe ushtar i verbër i partisë”./Opinion.al

Pas