Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë procedim penal ndaj institucionit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit pas kallëzimit të bërë nga kreu i Patisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas Prokurorisë në rastin konkret nuk “gjendemi përpara rrethanave për regejistrimin e procedimit penal”.
“Në vlerësimin tonë, nisur nga çka përmban kallëzimi penal nr.11409 viti 2022 dhe për më tëpër baza ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), bën të mosgjendemi para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale. Pra, ekzistojnë rrethana që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal, rrethana këto të parashikuara nga neni 290/1 germa “ç“ të K.Pr.Penale. Sa më sipër, në mbështetje të nenit 291/1/2 të K.Pr.Penale, më datë 21.09.2022 është vendosur mosfillim i procedimit penal”, njofton Prokuroria.