Aktualitet

Pacolli: Ura e Ibrit do mbajë emrin e një këngëtarje me famë botërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:30 - 14/10/18 |
b.f

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim zyrtar me Kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, ku kanë diskutuar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Pacolli ka bërë të ditur se ka bashkëbiseduar me Bahtirin për të realizuar një ceremoni të veçantë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, datë historike kjo e shumëpritur për gjithë kosovarët.

Më tej ai ka theksuar se është propozuar që në këtë ceremoni të jetë e ftuar një këngëtare amerikane për të performuar.

Klankosova.tv ka mësuar se këngëtarja e cila pritet të performojë atë ditë në të cilën do të bëhet hapja zyrtare e Urës së Ibrit, është Shakira.

Sipas ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, këngëtarja e cila do të performojë në ceremoninë e hapjes së Urës së Ibrit, do ta mbahet mend edhe më gjatë pasi për të ka dhe një propozim-vendim tjetër:

”Hapja do të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit”, ka theksuar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Pas