Aktualitet

Pacolli për aeroportin e Vlorës: Krenar për ofertën në vendin që dua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:52 - 20/04/21 |
Opi Nion

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ka folur politikani dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli, kompania e të cilit do të ndërtojë këtë aeroport.

Gjatë fjalës së tij, Pacolli tha se ka pasur dëshirë që një investim i tillë të ndodhte në trojet tona. Më tej, ai theksoi që kjo kontratë është një rast jashtëzakonisht i mirë, për kompaninë dhe partnerët e tij teksa kërkoi që të shkurtohen afatet ligjore sepse koha për ndërtimin e veprave të tyre është kryesorja.

“Kam nderin sot të jem pjesë direkte e kësaj vepre madhështore, si pjesë e kësaj ceremonie që planifikon, investon, ndërton dhe operon për 35 vite. Kjo kontratë ka rëndësinë e vet, sepse ndodh pas shumë kohësh dhe mori dëshirash. Unë kam pasur dëshirë që një investim i tillë të ndodhë në trojet tona. Tani që të kem këtë kontratë për këtë qytet historik, si është Vlora. Unë do të thoja që është një rast jashtëzakonisht i mirë, për kompaninë dhe partnerët e mi që jemi në këtë projekt. Falenderoj Edi Ramën, që me kujdes ka përcjellë punët që kompania ime ka implementuar gjatë një vizite ku kompania ime punon. Nuk është e rastit që kjo punë kaq e rëndësishme t’i besohet kompanisë time. Kjo do të ndodhë dhe të gjithë do të jemi krenar për këtë investim. Do të jem krenar unë, që kjo gjë të ndodhë në vendin që dua dhe jam krenar që e bëj për kombin tim, popullin tim. Jam krenar që e bëj për njerëzit që kanë kontribuuar shumë për Shqipërinë Evropiane, do t’ia dalim dhe nuk mbetet gjë tjetër, vetëm të fillojmë punën dhe të shkurtojmë afatet ligjore sa më tepër, sepse koha për ndërtimin e veprave të tyre është kryesorja. Shkurtimi i kohës krijon më pak harxhime”, u shpreh Pacolli./Opinion.al

Pas