Kryesore

Pacolli: Nëse FIFA dënon Xhakën, unë paguaj gjobën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 04/12/22 |
Opi Nion

Ndërsa ka diskutime mbi një penalizim të mundshëm të Granit Xhakës, nëse FIFA konsideron politike mbajtjen e fanelës së Jasharit nga ana e tij, vjen një reagim nga Behgjet Pacolli. Politikani dhe sipërmarrësi i njohur i Kosovës, ka marr përsipër të paguajë çdo gjobë financiare që FIFA mund të vendosë ndaj futbollistit.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, shkruan Pacolli./Opinion.al

Pas