-U tha në Opinion

Pacolli flet për bisedimet për qeverinë e re dhe dialogun Kosovë-Serbi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:44 - 27/01/20 |
Geljano Fataj

Udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i dhanë fund pa marrëveshje një takimi të hënën në mbrëmje në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Duke pohuar se takimi i së hënës nuk siguroi një marrëveshje, lëvizja Vetëvendosje shkroi në një postim në rrjetet sociale se “palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it (pesë vendet kryesore perëndimore) si dhe me Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian”. Nga emisioni Opinion, Ministri i Jashtëm në Detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli komentoi situatën politike që po kalon vendi.

“Disa muaj jemi duke pritur dhe nëse pyet çka jeni duke pritur, jemi të hutuar kohët e fundit. Nuk di se çfarë po presim. Nuk kam dasht fare të jem pjesë e debatit të brendshëm për formimin e qeverisë, nuk jam shprehur as pro as kundra. Do doja shumë që Kosova të ketë një qeveri të qëndrueshme dhe të ketë njerëz të devotshëm që të punojnë për Kosovën. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një qeveri të devotshme”, tha zoti Pacolli.

Sa i përket përfshirjes së SHBA në bisedime, ku u përfshi dhe ambasadori Richard Grenell, njëherësh i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Ministri i Jashtëm në Detyrë i Kosovës tha se këtë herë situata është serioze.

“Tani amerikanët filluan me veprime konkrete presidenti Trump ka angazhuar njeriun më të aftër të tij dhe i cili praktikisht vjen dhe shkon. Është një veprim drejtpërsëdrejti i tij aty ku shkon”, tha Pacolli. Sipas tij, ndalimi i bisedimeve është përdorur nga pala serbe për të përkeqësuar situatën e Kosovës, në “sytë e botës”./ Opinion.al

Pas