Rajoni

Pacolli debat me Daçiç në Helsinki, “Nuk jeni engjëll si doni të dukeni..”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 31/08/19 |
Al Do

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli është përplasur me homologun serb Ivica Dacic në takimin informal i ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Helsinki. Pacolli e akuzoi Dacic për një sjellje “me dy fytyra” kur ky i fundit po mbante fjalën e tij.

“Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu” , I tha ministri Pacolli, homologut të tij serb. “Nuk jeni engjëll si doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë ? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë “, shtoi në fjalën e tij ministri Pacolli.

Ministri i Jashtëm i Kosovës foli gjithashtu për rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën në fjalën e tij

“Ne kemi përfunduar detyrimet tona sipas kontratës: ju lutem, kosovarët duhet të lëvizin të lirë, ne e meritojmë Evropën, sepse jemi evropianë!”, shtoi ai.Duke ju referuar dialogut me Serbinë dhe pretendimeve serbe, ministri Pacolli tha me vendosmëri se Plani Ahtisaari ishte maksimumi i lëshimeve që Kosova i ka bërë Serbisë në të gjithë planet.

Në lidhje me demarkacionin Pacolli nënvizoi se është i domosdoshëm dhe se Kosova është gati për dialog pa kushte.

“Demarkacioni mes dy shteteve që nënkupton njohje reciproke, është i domosdoshëm, pa rregullime territoriale. Kosova është gati për dialog pa kushte… në baza barazie, por ne po bllokohemi ekonomikisht dhe diplomatikisht nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në rajon dhe kudo”, tha ai. /Opinion.al

Pas