Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pacientëve me COVID-19 po i kushton shtrenjt trajtimi në banesë”

2020/09/09 at 12:51 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
71 raste të reja me COVID-19, humb jetën një person

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.


Në një deklaratë për mediat, Vasili ka kërkuar nga qeveria ngritjen e Qendrës Kombëtare e Koordinimit të Pacientëve me COVID-19 që trajtohen në banesa.

Sipas Vasilit, vetëm 10% e të infektuarve në Shqipëri trajtohen në spitale, kurse shumica dërrmuese është në banesa, dhe kanë shpenzime të tepërta.

Vasili thotë se qeveria duhet t’i japë falas barnat mjekësore të nevojshme dhe shërbimet, deri në ditën ku pacientët të negativizohen.

DEKLARATA NGA PETRIT VASILI

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili. Të nderuar qytetarë dhe qytetare! Kemi hyrë në periudhën e vjeshtës e më tej vjeshtë-dimri ku situata shëndetësore e vendit parashikohet dhe në mënyrë të pashmangshme do të jetë më e vështirë dhe më e komplikuar sesa çdo vit tjetër për arsye të bashkëjetesës me pandeminë e Covid 19-ës, e cila qartësisht është jashtë kontrollit të autoriteteve shëndetësore dhe të qeverisë, e për pasojë shqiptarët do të përballen me një situatë të vështirë, e cila po nuk u organizua sot në themelin e saj, do t’i vërë ata përpara vështirësive të mëdha. Në mënyrë të veçantë, po përsëris, gjendja e pandemisë dhe trajtimi i saj kërkon një ndryshim rrënjësor dhe kryesorja mbi të gjitha është trajtimi i qindra e qindra të sëmurëve me Covid 19 në banesë. Vetëm javën e fundit po të kalkulojmë kemi mbi 1 mijë raste të reja ku vetëm një pjesë e tyre, më pak sesa 10% janë trajtuar në spitale e ku qindra e qindra prej tyre trajtohen ne banesë. Ky trajtim në shumicën dërrmuese të rasteve, është një trajtim, i cili po u kushton shqiptarëve të varfër në kushtet e krizës, në kushtet e papunësisë, në kushtet e mbylljes së pafundme të bizneseve, të një pamundësie ekonomike ekstreme, prapë iu kushton qindra miliona lekë deri në 1 milion lekë të vjetra, të cilat kuptohet qartësisht që janë një rrënim për buxhetet familjare, por njëkohësisht një rrënim, i cili nuk prodhon trajtimin mjekësor të duhur, e ku për pasojë rastet e rënda vijojnë, e aq më keq rastet e lëna pas dore vazhdojnë të shfaqen, e ku rastet e rënduara për shkak të mos trajtimit të duhur shëndetësor shkojnë në fazën e fundit në spital ku shpesh herë fundi, është një fund fatal dhe ai që nuk do të donim asnjë prej nesh. Natyrshëm nuk mund të vonojë më dhe nuk mund të vazhdojë më qeveria që me arrogancën që e ka karakterizuar deri më tani, me paaftësinë profesionale dhe shkencore, të vazhdojë në këtë situatë dhe të mos lëvizë gishtin, të mos prononcohet, të mos hedhë asnjë hap për të krijuar Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Pacientëve me Covid që trajtohen në banesë. Të gjithë këta pacientë, shteti ka përgjegjësinë që t’i trajtojë gratis për të gjitha barnat e tyre dhe për të gjitha shërbimet e tyre deri në ditën që ata negativizohen, pra që nuk janë më bartës të COVID. Ky hap është një hap i domosdoshëm, jetik, i pashmangshëm për shëndetin e njerëzve, i cili nuk mund të jetë në duart e vetë qytetarëve, por duhet të jetë në duart e personelit mjekësor, i cili i mbështet, i ndihmon me ndihmë profesionale, i ndihmon dhe qeveria i siguron të gjitha instrumentet, barna dhe shërbime që nuk janë më në ngarkesë të qytetarit që i ka të pamundur t’i përballojë. Kjo siguron një qasje komplet të re, por njëkohësisht u del përpara risqeve të mëdha dhe kryqëzimit të situatës jashtë kontrollit të COVID, me situatën e gripeve stinore, të rëndimit të natyrshëm të shumë sëmundjeve kronike, kardiovaskulare, respiratorë, alergjike, të cilat do ta vinin përfundimisht sistemin shëndetësor në një kolaps të vërtetë dhe ku të jeni të bindur që spitalet nuk do mundeshin kurrën e kurrës të përballonin flukse kaq të mëdha. Raportohen rreth 170 raste në dy spitalet që është një numër i madh në dukje për to, por është një numër shumë i vogël në raport me mijëra rastet dhe në qoftë se nuk ristrukturohet në bazë të qendrës kombëtare dhe riaktivizimit kapilar të të gjithë kujdesit shëndetësor, parësor, ambulator në funksion të situatës, patjetër situata do të dalë nga kontrolli përfundimisht dhe nga ku spitalet do të jenë krejtësisht të pafuqishme, personeli mjekësor do të ezaurohet e shterojë në fuqitë e veta dhe në fund të fundit faturën do ta paguajnë qytetarët me shëndetin e tyre, nuk është koha më për lojëra, nuk është koha më për demagogji, nuk është koha më për propagandë, është koha për veprime profesionale, gjithçka që u kërkojmë ua kërkojmë në emër të profesionit, të ndjeshmërisë më të lartë, shoqërore, qytetare dhe publike dhe në emër të shëndetit të njerëzve, por dhe të ekonomisë së vendit dhe qoftë njëra apo qoftë tjetra pa marrjen e masave në kohë shkojnë drejt një rrënimi të pashmangshëm, ua them sërish qeverisë këto veprime nuk presin, duhet të ishin bërë që dje, por ti bëjnë sot, të marrin të gjithë ekspertizën që i duhet, jemi të gatshëm që të gjithë këto këshilla që kemi tua themi sërish, të ndërmarrim veprime dhe i gjithë sistemi shëndetësor të jetë në këmbë sepse kështu edhe pacientët do të trajtohen më mirë dhe do të shpëtojnë nga fataliteti i ecjes negative të rasteve me Covid, por dhe ekonomia shumë, shumë e dobët, e brishtë e kësaj krize të tmerrshme ekonomiko-shëndetësore që po kalon vendi, pra ekonomia familjare nuk do të përfundojë në atë rrënim pa kthim le të mos harrojnë qeveritarët që çdo lek i kërkuar nga familjet shqiptare, janë lek që kërkohen borxh në miq dhe në shok falë solidaritetit, po janë borxhe që familjet shqiptare nuk i lajnë dot sepse nuk mund ti lajë dot me papunësinë e saj, pra sot kjo është një thirrje e madhe për përgjegjshmëri tërësisht të re, në rast se nuk e dinë, ashtu siç kanë demonstruar që nuk dinë, të pyesin, por të mos marrin më fatura kaq të rënda, kaq të pashmangshme që çdo hezitim i tyre dhe çdo arrogancë e tyre do ti bëjë të përgjigjen shumë më rëndë nesër, pasi është në lojë mbi të gjitha shëndeti i njerëzve dhe mijëra familjeve që ndërkohë që unë komunikoj me ju janë duke u përplasur me të afërmit e tyre të cilët ndodhen në banesat e tyre, të pa mbështetur, të pa ndihmuar, pa marrë përsipër detyrimet financiare shtetërore shteti, pra në një qorrsokak të vërtete që nuk dinë ku shkojnë vetëm dhe vetëm që kanë një shtet që nuk do të zgjidhë probleme, por do të bëjë propagandë. Koha është sot, jo nesër për të vepruar. Faleminderit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë
Kronikë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë

30 Janar, 2026 3:04 pm
Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
Kronikë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

30 Janar, 2026 1:42 pm
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
Sport

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

30 Janar, 2026 1:21 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Para
Ujësjellësi Tiranë, 8.6 milionë euro fitime në 2019, si u shpenzuan paratë

Ujësjellësi Tiranë, 8.6 milionë euro fitime në 2019, si u shpenzuan paratë

Luftërat amerikane, 37 mln persona u zhvendosën nga Shtatori i vitit 2001

Luftërat amerikane, 37 mln persona u zhvendosën nga Shtatori i vitit 2001

COVID-19/ Humb jetën i dënuari për vrasje në Burgun e Drenovës

COVID-19/ Humb jetën i dënuari për vrasje në Burgun e Drenovës
















TE FUNDIT

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
30 Janar, 2026

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatë shumë...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
30 Janar, 2026

Ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë se gjatë luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mbi...

Lexo më shumë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
30 Janar, 2026

Arrestohet në Turqi për llogari të shtetit italian Bledin Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, anëtar i grupit...

Lexo më shumë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
30 Janar, 2026

Sali Berisha tha PD se nuk do të ketë bashkëpunimi me PS lidhur me diskutimet për Komisionin e Posaçëm për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com