Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pabarazia po helmon Europën më shumë se çdo gjë tjetër

2019/03/22 at 11:51 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Pabarazia po helmon Europën më shumë se çdo gjë tjetër

Nga Jurgen Habermas/Si ka mundur të bëhet kaq akute, në harkun kohor të dhjetë viteve, kontradikta mes aderimit në Europë (anëtarësime që vazhdojnë të kërkohen dhe të përsëriten) dhe kundërshtimit ndaj veprimeve bashkëpunuese dhe integrimit evropian? Dhe si arrin bashkimi monetar europian të qëndrojë ende në këmbë, kur në të gjitha vendet po rritet rezistenca “anti-Bruksel” e frymëzuar nga populistët e djathtë dhe kur në zemër në Europës, në një prej vendeve themeluese të komunitetit ekonomik, kjo rezistencë ka sjellë një aleancë pragmatike anti-europiane mes populistëve të djathtë dhe të majtë?


Temat e emigrimit dhe të politikave të njohjes së azilit politik, që nga shtatori i vitit 2015 dominojnë diskutimet mediatike në Gjermani dhe tërheqin në mënyrë të veçantë vëmendjen e opinionit publik. Ato propozohen si përgjigje imediate ndaj pyetjes se çfarë i frymëzon veprimet e anti-europianëve. Por nëse e marrim në konsideratë Europën në gjithë kompleksitetin e saj, e sigurisht edhe zonën ekonomike në gjithë kompleksitetin e saj, rritja e emigrimit nuk mund të paraqesë shpjegimin parësor për rritjen e populizmit të djathë. Kjo sepse mutacioni i opinionin publik është shkaktuar shumë më herët, që në kundërpërgjigjet e politikave kontroverse për të tejkaluar krizën financiare të fillim vitit 2008 dhe më pas krizën e borxhit publik të vitit 2010.

Zërat kritikë që dëgjohen më së shumti në skenën ndërkombëtare ekonomike, pra ato të ideve anglosaksone kundër masave shtrënguese të Schäuble dhe Merkel, kanë marrë shumë pak vëmendje nga redaksitë e mediave më të mëdha ekonomike. Saktësisht ashtu si redaksitë politike, kanë reshtur së informuari mbi dëmet që politikat e kursimit kanë prodhuar në aspektet sociale dhe njerëzore jo vetëm në Greqi dhe në Portugali, por edhe më gjerë. Në disa rajone, norma e papunësisë është ende pak më poshtë se 20%, ndërsa papunësia e të rinjve është thuajse dyfishi. Është një skandal, se si në ndërtesën ende të papërfunduar të Bashkimit Europian, është lejuar që diçka e tillë të penetrojë kaq fort në strukturën shoqërore të çdo kombi, e miratuar pa asnjë legjitimitet, të paktën sipas standardeve tona demokratike. Ky gjemb është ende i mbërthyer pas mishit dhe vetëdijes së popujve europianë.

Është pikërisht eurozona, ashtu siç ne e njohim, që rrezikon të dëmtojë gjithë projektin europian. Ne, në veçanti ne banorët e një Gjermanie që po rritet ekonomikisht, e largojmë mendjen nga fakti i thjeshtë se euro u vendos me pritshmërinë dhe njëkohësisht me premtimin politik për një harmonizim të të gjitha vendeve, por në fakt ka ndodhur saktësisht e kundërta. Ne po e heqim shikimin nga arsyeja reale e bashkëpunimit mes shteteve, gjë që është më urgjente se kurrë, pra po i fshihemi faktit se asnjë bashkim monetar nuk mund t’i mbijetojë diferencave të vazhdueshme mes bilanceve ekonomike të shteteve të veçanta, gjë e cila sjell edhe divergjenca në kushtet e jetës.

Përtej faktit që sot, përballë një modernizimi kapitalist shumë të përshpejtuar, na duhet të përballemi edhe me pafuqinë e shkaktuar nga ndryshimet shoqërore, unë nuk besoj se ndjenjat anti-europiane të krijuara nga populizmat e djathtë e të majtë, kanë derivuar nga nacionalizmi. Ndjenjat anti-europiane, në mënyrë krejt të pavarur nga tema e emigracionit, vijnë nga bindja se bashkimi monetar nuk mund të jetë avantazh për të gjithë anëtarët e unionit. Jugu i Europës kundër Veriut, ose edhe e kundërta: “humbësit” ndihen sikur po trajtohen padrejtësisht, “fituesit” i refuzojnë akuzat e tilla. Siç edhe është parë, sistemi i hekurt i rregullave për shtetet anëtare të unionit monetar, favorizon vendet më të forta ekonomikisht, pa ofruar në këmbim asnjë hapësirë për më shumë veprime të përbashkëta dhe fleksibilitet.

E vetmja mënyrë sipas së cilës Bashkimi Europian mund të fitojë aftësinë e aksionit politik dhe të marrë mbështetjen e qytetarëve të tij, është që përmes krijimit në nivel europian të resurseve për programe demokratike dhe legjitime, të riparojë divergjencat ekonomike dhe sociale mes vendeve anëtare.

Është interesant fakti se si kjo alternativë mes objektivit për të stabilizuar valutën dhe nga ana tjetër, për të reduktuar çekuilibrimin ekonomik, nuk është politizuar ende. Nuk ekziston ende një e majtë pro-europiane që të mbështesë ndërtimin e një Bashkimi Europian të aftë për të reaguar politikisht në shkallë globale dhe që t’i  japë përparësi objektivave më konkretë, si për shembull luftës ndaj evazionit fiskal, vënien e një takse mbi transaksionet financiare dhe rregullimin më të ashpër të tregjeve financiare. Vetëm kështu socialdemokratët do të mund të diferencoheshin nga liberalizmi i shpërlarë.

Nëse në fund, do të më pyesnin për një gjykim të përgjithshëm mbi situatën e përditshme jo si qytetar por si një vëzhgues akademik, më duhet të them se për momentin nuk shoh sinjale inkurajuese. Nëse hipoteza ime për një ndërlidhje mes divergjencave ekonomike të shteteve anëtare dhe avancimit të populizmit të djathtë, institucionet e demokracisë kushtetuese janë të destinuara për të pësuar dëme të tjera./ Jurgen Habermas është sociolog dhe filozof gjerman. Konsiderohet një prej akademikëve me më shumë influencë sot në botë, për teoritë e tij në racionalitetin e komunikimit, epistemologjisë dhe teorive sociale. Përkthyer nga Erjon Uka, Opinion.al

Etiketa: e djathtaemigracionierjon ukaide debatjurgen habermasJurgen Habermas europakapitalizmikapitalizmi europianliberalizmiopinion komentpabaraziapabarazite ekonomikepopulizmi


Ju sugjerojmë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
Para
Rita Ora në një lidhje të re me Spider-Man, ishin e Emma Stone

Rita Ora harron aktorin, rikthehet tek i dashuri muzikant

Etilda Gjonaj e revoltuar me KLD: Nuk shkarkoi gjyqtarët që desha unë. Thikë sistemit!

Amnistia e të burgosurve, PS do të kërkojë votën e deputetëve të rinj

4 vjeçari nuk njohu Harryn, Meghan shkakton të qeshura me komentin

4 vjeçari nuk njohu Harryn, Meghan shkakton të qeshura me komentin
















TE FUNDIT

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com