Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PAA akuza Gjonajt: Shpërndan leje legalizmi në këmbim të votës

2021/02/28 at 1:36 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PAA akuza Gjonajt: Shpërndan leje legalizmi në këmbim të votës

Partia Agrare Ambientaliste deklaron se shoqërues të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë shpërndarë leje legalizmi në këmbim të votave në njësinë administrative nr. 7.


PAA thotë se ky rast përbën një krim elektorale dhe se për këtë arsye SPAK të nis hetimet duke bllokuar për hetim të thelluar të gjithë regjistrat e dhënies së lejeve të legalizmit pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve.

Deklarata e PAA

PAA po paraqet sot me prova konkrete krimin elektoral të rilindasave hajdutë të votave, parave dhe të ardhmes së shqiptarëve. Me makinat e ministres Gjonaj, me shoqëruesit e ministres Gjonaj dhe ndoshta edhe me vetë ministren Gjonaj të strukur brenda makinës së saj, dje hajdutë të votave të Dibrës të dënuar me vendim gjykate – janë parë duke shpërndarë leje legalizmi në këmbim të votave. Ky nuk është një rast i vetëm. Vjedhja e votave nëpërmjet angazhimit të bandës kriminale në Dibër dhe Durrës, e bëri qeverisjen e vendit më të keqe, i varfëroi më shumë shqiptarët dhe ju vrau atyre shpresën dhe perspektivën për të ardhmen europiane. Rasti konkret përbën një krim elektoral. SPAK duhet të veprojë menjëherë duke bllokuar për hetim të thelluar të gjithë regjistrat e dhënies së lejeve të legalizmit pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve. Ҫdo vendim i marrë nga ҫdo rilindas hajdutë dhe të pa shpresë, ҫdo qindarkë e harxhuar nga qeveria dhe kryetarët e bashkive, ҫdo punësim abuziv në ҫdo institucion dhe kompani publike në shkëmbim të votave, duhet të hetohet si krim elektoral. Askush nuk mund të shpresojë për një Shqipëri më të mirë me qeveritarë si të ҫetës së “Ali Baba-së me 40 hajdutë”. Ne nuk mund të ndalim varfërinë tonë shpirtërore dhe materiale duke toleruar vjedhjen e votave dhe të shpresës. PAA i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të partnerëve tanë strategjikë dhe institucioneve ndërkombëtare që jo të mbajnë shënime për raportet pas zgjedhjeve por të imponojnë respektimin e standarteve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të dënojnë publikisht ҫdo tendencë të vjedhjes së votave duke luftuar krimin elektoral që po ndodh, të ndihmojnë realisht Shqipërinë dhe shqiptarët në luftën kundër kësaj bande qeverisëse. PAA i bën thirrje ҫdo votuesi shqiptar të mos ja shesë integritetin dhe votën e tij asnjë partie politike të majtë apo të djathtë, por të votojë i lirë. PAA është e shqetësuar se kush shet votën blen varfërinë e tyre të përhershme prandaj, ju bën thirrje të gjithë votuesve dhe shoqerisë civile të denoncojnë në kohë dhe me prova konkrete ҫdo akt të shitblerjes së votave. Angazhimi i tyre për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre është sot më i domosdoshëm se kurrë për të shpëtuar nga rilindasit hajdutë dhe për të provuar se shqiptarët janë të lirë dhe të përkushtuar për të ardhmen e tyre më të mirë. Provat e këtij krimi PAA do ti paraqesë edhe në SPAK. Reagimi ynë ndaj veprimeve që përbëjnë krim elektoral nuk do të ndalet këtu por me fakte dhe prova do të denoncojmë pranë organeve kompetente ҫdo veprim të paligjshëm që synon në tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve../ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë
Bota

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

6 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
Para
Gjermania bën thirrje që të rinjtë ta marrin vaksinën e AstraZenecas

Gjermania bën thirrje që të rinjtë ta marrin vaksinën e AstraZenecas

“Elbasani në mjerim e skamje”, Bardhi: Qeveria i mashtroi për 8 vjet

"Elbasani në mjerim e skamje", Bardhi: Qeveria i mashtroi për 8 vjet

E diela e Manastirliut, si rrallëherë publikon foto me dy vajzat

E diela e Manastirliut, si rrallëherë publikon foto me dy vajzat
















TE FUNDIT

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
6 Dhjetor, 2025

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të...

Lexo më shumë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
6 Dhjetor, 2025

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com