Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa vizë, por me formular/ Rregullat e reja të lëvizjes në zonën Shengen

2017/10/24 at 8:40 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pa vizë, por me formular/ Rregullat e reja të lëvizjes në zonën Shengen

“Sistemi Evropian i Informacioneve të Udhëtimit dhe Autorizimit” (ETIAS) nuk do të thotë rikthim i vizave”, ishte mesazhi i komisionerit të BE për Çështje të Brendshme, Ditris Avramopoulos, për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një deklaratë për Deutsche Wellen.


Në Komisionin Evropian janë të vetëdijshëm se shtetasit e këtyre vendeve janë të interesuar shumë për masat e reja rreth futjes në zonën Shengen, sepse është paralajmëruar një dokument i ri i domosdoshëm për futjen në zonën Shengen.

Vetëm kontrolle shtesë

Në BE thonë se lëvizja e lirë dhe liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor (shtetasit e Kosovës ende nuk e gëzojnë këtë të drejtë) janë “hapa historikë”, të cilat nuk kontestohen me masat e paralajmëruara për kontrolle shtesë.

”Ballkani Perëndimor është një rajon shumë i rëndësishëm dhe partner i afërt me Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë është që të ruajmë këtë afërsi dhe të gjitha masat kanë për synim lëvizjen më të lehtë dhe kontaktet më të shpejta mes shtetasve të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor”, thotë komisioneri Avramopulos, në deklaratën për DW.

Avramopoulos shpjegon se sistemi i ri ETIAS është propozuar para një viti si pasojë e ardhjes më masive të personave pa viza në BE.

Qëllimi i këtyre masave është, siç thotë komisioneri Avramopoulos, që të forcohet sistemi evropian i administrimit të kufijve dhe migrimit – që është në të mirën e BE dhe vendeve që nuk kanë nevojë për viza.

Avramopoulos: ”ETIAS nuk do të thotë rikthim i vizave, por është një mekanizëm që duhet ta përdorin të gjitha vendet prej nga udhëtohet pa viza në hapësirën Shengen, duke përfshirë edhe Kanadanë dhe SHBA. Qytetarët që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza edhe më tej do të udhëtojnë në hapësirën Shengen, por do të kenë një leje, një dokument, para se të futen në këtë hapësirë.

Në pyetje është një procedurë që në të shumtën e rasteve lehtëson lëvizjen në BE, forcon sigurinë e përbashkët dhe eviton burokracinë dhe vonesat e panevojshme me rastin e udhëtimit në BE”, pohon Avramopoulos në deklaratën e tij për DW.

Procedurat

Shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë reaguar me zemërim pas paralajmërimeve për rivendosjen e masave të reja për futjen në zonën Shengen.

Ata kujtojnë tani vitet e pritjeve para ambasadave, procedurat e gjata dhe pritjet e vizave, ndjenjën e të qenit qytetar i rangut të dytë.

Në vitin 2009 është festuar me të madhe heqja e vizave për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndërsa në vitin 2010 edhe për ata të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Në komentet në këto vende thuhet se po kthehen vizat, por me një emër tjetër.

Nuk ndihmojnë shumë as pohimet në Bruksel se këto masa do vlejnë për shtetasit e 60 vendeve nga mbarë bota.

“Po na kthejnë mbrapa, në vend që të afrohemi me BE”, thonë në Ballkan.

Alexandra Stiglmayer, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) përpiqet të bindë se ”vizat janë një sistem krejt tjetër, sepse është dashur një dokumentacion shumë i madh, të dhënat për rrogat, sigurimet, biletat kthyese… ndërsa tani futesh në internet, plotëson një formular dhe nuk ke shpenzime të tjera”.

Stiglmayer: Dallim mes vizës dhe formularit

ESI është angazhuar dikur për heqjen sa më të shpejtë të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Alexandra Stiglmayer thotë tani se BE është detyruar të fusë këto masa, për shkaqe sigurie nga sulmet terroriste por edhe për shkak të valës së fundit të refugjatëve.

Me forcimin e masave në kufijtë e jashtëm forcohet edhe siguria e brendshme në BE dhe liria e lëvizjes në zonën Shengen, pohon Alexandra Stiglmayer.

“Udhëtarët duhet të plotësojnë formularin në internet, ku duhet të shënojnë të dhënat personale, kontaktet, vendin ku udhëtojnë, të dhënat për sëmundjet, të dhënat për ndjekjen penale, të dhënat nëse janë refuzuar në ndonjë vend apo janë dëbuar…. Të gjitha kryhen në internet, pa pagesën e ndonjë takse shtesë. Ndërsa përgjigja duhet të kthehet më së largu pas 72 orësh”, shpjegon Alexandra Stiglmayer.

Rregullat të njëjta për të gjithë

Komisioni Evropian në nëntor të vitit 2016 ka hartuar një guidë të saktë për udhëtime. KE pohon se për plotësimin e këtij formulari duhen vetëm 10 minuta kohë, ndërsa taksat paguhen në mënyrë elektronike. KE propozoi që të paguhen 5 Euro për një kërkesë, ndërsa viza të vlejë pesë vite (apo deri në skadimin e pasaportës aktuale) dhe që personi të futet në zonën Shengen pa kufizime.

Këshilli për Të Drejtat e Qytetarë në Parlamentin Evropian (LIBE) ka vendosur që në emër të taksave të paguhen 10 Euro dhe që kërkesa të vlejë 3 vite.

”LIBE ka propozuar rritjen e taksave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes, por kjo mund të ndryshojë, pasi që vendimi duhet të miratohet në PE. Ndërkohë që fjalën përfundimtare e kanë vendet anëtare”, shpjegon Alexandra Stiglmayer.

Nga taksat janë të liruar personat më të rinj se 18 vjeç dhe më të moshuar se 60 vjeç, sikur edhe studentët, shkencëtarët dhe anëtarët e familjeve me nënshtetësi të ndonjë vendi të BE-së.

Në BE thonë se në rast se dikush nuk ka qasje në internet, kërkesën mund ta plotësojë edhe ndonjë person i tretë.

Në BE presin që rreth 95% e kërkesave të lejohen automatikisht, pra brenda 72 orësh, leja duhet të kthehet në adresën e personit që ka kërkuar.

Në rastet më të komplikuara, kërkesa duhet të përpunohet me dorë dhe përgjigja mund të vonohet deri dy javë. Personat që marrin përgjigje negative, kanë të drejtë ankese.

KE por edhe Alexandra Stiglmayer pohojnë se ky sistem nuk ka të bëjë vetëm me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ka 60 vende të ndryshme që gëzojnë lëvizjen e lirë pa viza në BE. Kjo masë përfshin të gjitha këto vende. BE nuk do të ndryshojë vendimin për këto masa vetëm për shkak të ankesave të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, pohon Alexandra Stiglmayer, në bisedë me DW.

 

Etiketa: formularpa vizarregullat e rejazona shengen


Ju sugjerojmë

Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO
Aktualitet

Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO

16 Korrik, 2025 2:47 pm
Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë
Aktualitet

Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë

16 Korrik, 2025 2:39 pm
Dënohet Imamoglu, 1 vit e 8 muaj burg për kryebashkiakun e Stambollit
Bota

Dënohet Imamoglu, 1 vit e 8 muaj burg për kryebashkiakun e Stambollit

16 Korrik, 2025 2:23 pm
Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në
Bota

Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në

16 Korrik, 2025 2:09 pm
“Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë,shoqërohet në polici Kozak Braçi
Aktualitet

“Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë,shoqërohet në polici Kozak Braçi

16 Korrik, 2025 2:01 pm
Kontrabandoi një sasi nafte, pranga 64 vjeçarit/ E pëson doganieri në Qafë Thanë
Kronikë

Kontrabandoi një sasi nafte, pranga 64 vjeçarit/ E pëson doganieri në Qafë Thanë

16 Korrik, 2025 1:54 pm
Balla takim me ambasadorin e OSBE-së:Diskutuam mbi ecurinë e projektit e-Legislation
Aktualitet

Balla takim me ambasadorin e OSBE-së:Diskutuam mbi ecurinë e projektit e-Legislation

16 Korrik, 2025 1:43 pm
“Forbes”: Zgjidhni Shqipërinë për pushime! Ky bregdet po shndërrohet…
Aktualitet

“Forbes”: Zgjidhni Shqipërinë për pushime! Ky bregdet po shndërrohet…

16 Korrik, 2025 1:34 pm
‘Do të rihapësh derën e të parëve..’/Paketa e Maleve,Rama: Në 5 ditë, 787 aplikantë
Aktualitet

‘Do të rihapësh derën e të parëve..’/Paketa e Maleve,Rama: Në 5 ditë, 787 aplikantë

16 Korrik, 2025 1:23 pm
Shërbimet në e-Albania/Rama-qytetarëve: Drejtohuni në zyrat e bashkive, denonconi…
Aktualitet

Shërbimet në e-Albania/Rama-qytetarëve: Drejtohuni në zyrat e bashkive, denonconi…

16 Korrik, 2025 1:14 pm
Para
Zbuloni se kush është vendi ku 73% e meshkujve dëshirojnë të bëjnë seks

Nuk është shumë e komplikuar! Këto janë 7 gjërat që femrat duan në shtrat

Aksidentohet këngëtari shqiptar

Aksidentohet këngëtari shqiptar

Përse Monika Kryemadhi refuzoi të jetë zonja e parë?

Suksesi i prokurorisë nuk është vetëm futja e Tahirit në burg
















TE FUNDIT

Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO

Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO
16 Korrik, 2025

Në këtë mënyrë, Gjirokastra festoi përvjetorin e 20-të të përfshirjes në listën e pasurive të ruajtura nga UNESCO. Festa u...

Lexo më shumë

Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë

Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë
16 Korrik, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin,...

Lexo më shumë

Dënohet Imamoglu, 1 vit e 8 muaj burg për kryebashkiakun e Stambollit

Dënohet Imamoglu, 1 vit e 8 muaj burg për kryebashkiakun e Stambollit
16 Korrik, 2025

Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryetarin opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me një vit e tetë muaj burg për...

Lexo më shumë

Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në

Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në
16 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, paralajmëroi të mërkurën kundër politikave tregtare proteksioniste dhe politizimit të zinxhirëve globalë të furnizimit, në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com