Bota

“Pa ujë, ushqim e ilaçe”, Zelensky: Ende 100 mijë civilë të bllokuar në Mariupol


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:15 - 23/03/22 |
Opi Nion

Rreth 100,000 njerëz janë bllokuar në qytetin ukrainas të Mariupolit pa ushqim apo ujë, tha presidenti i Ukrainës.

Në një fjalim të mbajtur gjatë natës, Volodymyr Zelensky tha: “Nga sot, janë rreth 100,000 njerëz në qytet, në kushte çnjerëzore, në një bllokadë të plotë.

“Pa ushqim, pa ujë, pa ilaç.“Nën granatime të vazhdueshme, nën bombardime të vazhdueshme”.

Të martën, këshilli i qytetit tha se sulmet e pamëshirshme ajrore ruse po e kthenin Mariupolin e rrethuar në “hirin e një toke të vdekur”.

Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se forcat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Rusia kanë marrë rreth gjysmën e qytetit port, i cili shtrihet në Detin Azov.

Marrja e kontrollit total do t’i lejonte Rusisë të lidhë zonat në lindje të mbajtura nga separatistët pro-rusë me Krimenë, e cila u pushtua nga Moska në 2014./Opinion.al

Pas