Pasi u shfaq në disa takime me qytetarët në Korçë pa praninë e truprojave, Presidenti Ilir Meta, tha se nuk ka nevojë për asnjë shoqërues, përveç shoferin, që sipas tij, është i detyruar ta marrë, pasi nuk mund t’i japë makinës vetë.
“S’kam nevojë për asnjë shoqërues, përveç shoferit, sepse kuptohet Presidenti edhe kur udhëton është i detyruar të punojë dhe s’mund t’i japë makinës. Nëse do t’i jepja, nuk do të isha në funksion të detyrës, sepse do të isha ai personi i përgjegjshëm”, u shpreh Meta./Opinion.al