Belgjika iu është bashkuar listës së vendeve që ka hequr kufizimet kundër COVID-19 për qytetarët shqiptarë.
Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtij shteti pa pasur test dhe pa vaksinë për Covid. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Më herët, Danimarka hoqi kufizimet për qytetarët shqiptarë, por kërkohej pajisja me PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA./ Opinion.al