Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa shpresë dhe e dëshpëruar nëna i drejtohet Kuvendit: Po më vdes djali

2018/09/28 at 10:17 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfundon fjala e deputetëve të Opozitës në Parlament

Një grua nga Tirana, nënë e një dajli të sëmurë, ka dërguar një letër në Parlamentin shqiptar. Si shpresa e fundit që I ka mbetur, ajo kërkon nga pushtetarët, të kthejnë sytë në hallin e saj të kokës. I biri vuan nga një virus I rëndë H/B, I cili nëse nuk trajtohet, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.


Rreth 5 vite, djali i saj është mjekuar me kartelë dhe falë trajtimit nuk ka shfaqur komplikacione. Por ligji I ndryshuar për rimbursimin e barnave, ka vënë në rrezik jetën e tij. Dëshpërimi i saj është edhe më i madh, pasi e ka provuar më parë humbjen e një fëmije, po nga kjo sëmundje.

E dëshpëruar nëna thotë se i kërkon komisionit të shëndetësisë si nënë e një djali të vetëm, e cila ka humbur një djalë nga H/B duke mos u mjekuar, të rishikohet ky ligj dhe të ketë klauzola për raste të veçantë.

Letra është publikuar nga deputeti demokrat Bardh Spahia i cili thotë se “kjo është pasqyra më e qartë e pseudo shëndetësisë falas dhe politikave sociale të kësaj mazhorance”.

LETRA E PLOTË
Letër Parlamentit të Shqipërisë
Komisionit të Ligjeve për Shëndetësinë

Të nderuar deputetë të këtij komisioni:

U detyrova të shkruaj se jam në udhëkryq për shëndetin e djalit tim të vetëm që më ka mbetur!
Djali vuan nga H/B dhe sipas ligjit në fuqi mjekohet me kartelë spitalore prej rreth 5 vjetësh. Mjekimi ka ecur mirë deri në muajin maj 2018 pasi në këtë muaj hyri në fuqi lista e re e rimbursimit të barnave, në të cilën ilaçi (VIREAD) u rendit si alternativë e fundit me çmimin më të shtrenjtë prej 21.300 lekë të reja/muaj, e pa përballueshme për një kryefamiljar që paguhet 22.000 lekë të reja në muaj. E them këtë sepse alternativa e ilaçit turk nuk i bën efekt, e provuar 6 muaj në vitin 2015. Mjekët dhe fondi i barnave me të cilët kam kontaktuar disa herë në të gjitha institucionet edhe me portalin e bashkëqeverisjes më janë përgjigjur që ky është ligji. Alternativa falas dhe me bashkë pagesë siç e theksova dhe më lart nuk bëjnë efekt, alternativë europiane nuk ka përveç viread-it që kushton shtrenjtë.

Për sqarim: Në vitin 2013-2014 ky ilaç është marrë falas (VIREAD-i). Në 2015 është marrë me 7.500 lekë të reja. 2016 me 10 000 lekë të reja deri në 2017 me 5.400 lekë të reja dhe në maj të 2018 me 21.300 lekë të reja. Përveç ilaçeve problem janë dhe analizat. Dy analiza 6-mujore dhe 1-vjetore kushtojnë 23.000 lekë të reja pasi nuk bëhen në spitale shtetërore dhe janë të detyrueshme për të marrë mjekimin. Ligji na thonë se është evropian. Mjekimi na imponohet aziatik.

I kërkoj këtij komisioni si nënë e një djali të vetëm, e cila ka humbur një djalë nga H/B duke mos u mjekuar, të rishikohet ky ligj dhe të ketë klauzola për raste të veçantë, si në rastet e djalit tim që nuk i bën efekt ilaçi turk. Sigurisht kjo kërkon sugjerimin e mjekut në mënyrë që djali im mos të mbetet pa mjekimin e duhur se ky virus prodhon kancerin e mëlçisë.

Ishte bërë progres në 2017 që Viread-i u bë 5.400 lekë të reja në muaj, pse u kthye mbrapsht duke mos futur asnjë alternativë evropiane në mjekim?
Ju lutem lexojeni këtë letër dhe mendoni sikur ky hall të ishte i juaji. Për çdo paqartësi jam në dispozicion.
Mbetem me shpresë për të marrë një përgjigje nga ju.
Suzana Mehmeti

Etiketa: djalikuvendleternena


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 8:24 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
-U tha në Opinion

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

3 Nëntor, 2025 10:44 pm
Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
-U tha në Opinion

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

3 Nëntor, 2025 10:39 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

3 Nëntor, 2025 10:26 pm
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
Para
Agon Amiga do të vijë me një diss, a do të sjellë ai konflikt mes reperëve

Agon Amiga do të vijë me një diss, a do të sjellë ai konflikt mes reperëve

Jashtë politikës, për policët dhe djalin e babait me pushtet

Jashtë politikës, për policët dhe djalin e babait me pushtet

Olti Curri dhe Zaimina së bashku në makinë, çfarë i bashkon ata

Olti Curri dhe Zaimina së bashku në makinë, çfarë i bashkon ata
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
4 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të...

Lexo më shumë

Horoskopi, 4 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
4 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Faturat duhet të paguhen çekët ose kontratat të ekzekutohen. Lehtësimi...

Lexo më shumë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
3 Nëntor, 2025

Analisiti Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Rion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, për analistin Baton Haxhiu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com