Me siguri që në një moment kur shikoni vajzat e showbizz-it të kuruara deri në detajet më minimale mund të mendoni se ato nuk mund të jetojnë dot pa makeup. Por ja që jo gjithmonë është kështu.
Ka edhe nga ato vajza të famshme që dinë të shkëlqejnë edhe kur janë komplet natyrale, ujë dhe sapun.
E tillë është Ronela Hajati . Ajo ka vendosur ti surprizojë fansat teksa në Instagram ka publikuar një foto ku shfaqet komplet natyrale.
Bukuria s’ka nevojë për make-up! Ronela përsëri e vërtetoi që është ndër më të bukurat dhe mbi të gjitha tërësisht natyrale, pa operacione dhe pa makeup. Kjo nuk është hera e parë që Ronela shfaqet pa makeup. Ajo di më së miri të na tregojë se është jo vetëm e bukur por dhe me vetëbesim . Ronela Hajati jashtë “rrymës”, gjithmonë e veçantë.