Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa internet, pasaporta e karta krediti/ Udhëtimi i Blendi Fevziut në 1 nga 3 vendet më të izoluara të botës

2024/03/18 at 7:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pa internet, pasaporta e karta krediti/ Udhëtimi i Blendi Fevziut në 1 nga 3 vendet më të izoluara të botës

Teksa në Xhibuti i fshinë të gjitha materialet filmike, në Asmara, kryeqytetin e Eritreas, udhëtimi i Blendi Fevziut pati kufizime të mëdha lidhur me komunikimin.

Si fillim, gazetari tregon për “Rudina” në Tv Klan se këshillat e para që i dhanë ishte të mos fliste për lidhje me Amerikën apo të thoshte që ishte gazetar.

“Në Asmara pata historinë më të bukur sepse personi që më kishte nxjerrë, që më kishte rregulluar gjithçka, në momentin që pata probleme në Xhibuti, u futa të shihja çfarë problemesh kisha me Eritrean dhe pyeta një mikun tim, një person shumë i njohur që ka qenë dhe më tha “e para s’duhet të thuash që ke ndonjë njohje me amerikanët ose ndonjë lodhje me Amerikën dhe e dyta s’duhet të thuash kurrë që je gazetar se do kesh probleme të mëdha”, tha ai.

Ndryshe nga Korea e Veriut e cila ka një rrjet të brendshëm dhe lejon hyrjen e disa mediave prestigjioze, Eritrea është tërësisht e izoluar.

Bashkë me Turkmenistanin, këto tre vende janë tre më të izoluarat në botë. Udhëtimi i Fevziut vijoi në kërkim të një mënyre për të komunikuar me familjen dhe duke dëgjuar fakte të habitshme rreth kryeqytetit të një prej vendeve më të izoluara të botës.

“Unë i shkruajta personit dhe i thashë a ka ndonjë problem se jam gazetar dhe përgjigjja e tij ishte shumë shokuese, erdhi me shumë vonesë se nuk e kuptoja që ata s’kishin internet, këtë nuk e mendoja kurrë se edhe në Kuba kam gjetur internet, këtë nuk e mendoja kurrë. Më vjen një përgjigje që thotë “ti nuk je gazetar, unë s’do ndihmoja kurrë një gazetar, ti je një mik i Afrikës që unë të pres me kënaqësi” dhe e kuptova kodin që mos thuaj që jam gazetar. Në momentin që mbërrita tha “sistemi nuk na punon, do të të japim një lejekalim të përkohshëm që të hysh dhe do vish ta marrësh vizën nesër”. 
Hyra, në atë moment më mori personi, i thashë të lutem mund të më japësh pak ‘hotspot’ të lajmëroj familjen që arrita? “Çfarë është hotspoti?”, tha. Interneti i thashë. “Neve s’na lejohet interneti në celular”, tha. Po si ia bëni për internet? “Për internetin duhet të shkosh te posta qendrore, të të japin një ‘voucher’, të qëndrosh aty 15 minuta dhe ai internet që jepnin ishte vetëm për email sepse nuk lejohej WhatsApp-i, nuk lejohej Instagram, nuk lejohej Youtube, Facebook…”

Rudina Magjistari: Google.

“Nuk pyeta, por me siguri nuk lejohej edhe Google. I thashë po të bëj një telefonatë? “S’lejohen telefonatat me jashtë, janë të ndaluara telefonatat me jashtë”. Në hotel i thashë mund të paguaj me kartë krediti? “Jo”, tha, “nuk ekzistojnë kartat e kreditit, nuk njihen, nuk kemi sistem, ne nuk jemi në sistemin ndërkombëtar”, tha “jemi sistem i izoluar më vete”. Ngela. I thashë po për të udhëtuar? Tha “jo s’udhëtojmë dot, s’kemi pasaporta”. Po pse s’keni pasaporta? Tha “se jemi në luftë prej 30 vitesh me Etiopinë dhe po të plasë lufta, mos të na gjejë jashtë”.

S’kishin semaforë. Semaforët e fundit ishin vendosur nga etiopianët në vitet ‘80 dhe kishin ngelur nja tre relike. I thashë po semaforët ç’keni, pse? Tha që “shoferët të jenë më të përgjegjshëm, nuk vëmë semaforë”, në fakt nuk i mirëmbanin dot, ishin prishur semaforët e vjetër etiopianë. Shkova në hotel, në hotel ditën e parë ishin dy klientë, ditën e dytë isha vetëm unë./tvklan

Ju sugjerojmë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Para
Gjykata e Lartë zbardh vendimin për vulën e PD: Çështja do të rigjykohet nga Apeli me një trupë tjetër

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për vulën e PD: Çështja do të rigjykohet nga Apeli me një trupë tjetër

Përplasen dy motorçikleta në aksin Lezhë-Vau i Dejës, plagosen 3 persona

E futi foshnjen e saj në qese dhe e hodhi në bregun e lumit, arrestohet 42-vjeçarja në Krujë

Miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë

Miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë

TE FUNDIT

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
9 Qershor, 2025

Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET), një OJQ ndërkombëtare me seli në SHBA, organizoi sot në hotelin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com