Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa humbur kohë Erdogan nis strategjinë për Turqinë pas fitores në referendum

2017/04/17 at 9:42 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pa humbur kohë Erdogan nis strategjinë për Turqinë pas fitores në referendum

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur të përpilojë strategjinë e tij për shtetin pas fitores në referendum. Ai ka shpallur “fitore të pastër” në referendumin e 16 prillit, që do t’i jap atij fuqi të reja dhe gjithashtu do të përballet me legjimitetin e votës nga opozita.


Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve në Turqi, mbrëmjen e 16 prillit ka deklaruar se vota “po” ka fituar 51.3 për qind, në referendumin kundërthënës, që përfshinte 18 amendamente kushtetuese, përmes së cilave, Erdogan do të mund të qëndrojë në pushtet deri më 2029.

Komisioni zgjedhor ka thënë se me 99 për qind të votave të numëruara, 24.9 milionë votues kanë votuar pro ndryshime kushtetuese, ndërkaq 23.6 milionë kanë qenë kundër. Rezultatet përfundimtare, do të publikohen brenda 11-12 ditësh.

“Dëshiroj që t’i falënderojë të gjithë qytetarët, pavarësisht se si kanë votuar por të cilët votuan për të mbrojtur dëshirën e shtetit të tyre”, tha Erdogan më 16 prill. “I gjithë shteti ka triumfuar”, shtoi tutje ai.

Presidenti turk tha se “detyra e parë” e tij pas votimeve, do të jetë rikthimi i dënimit me vdekje, gjë e cila do të bllokonte në mënyrë automatike, rrugën e Truqisë për t’iu bashkuar BE-së. Turqia hoqi dënimin me vdekje më 2014, si pjesë e përpjekjeve për tu anëtarësuar në bllok.

Shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësimin e tyre për referendumin, duke thënë se ndryshimet kushtetuese do të vendosin shumë pushtet në duart e presidentit.

Mbështetësit e Erdoganit kanë thënë se ndryshimet janë të nevojshme që të ndërtohet stabiliteti në vend, i cili po përballet me trazira nga gripet kurde në lindje të vendit dhe me fluksin e refugjatëve të cilët po ikin nga lufta civile në Sirinë fqinje.

Partia kryesore opozitare turke, Partia Popullore Republikane (CHP), po kërkon rinumërimin e mbi 60 për qind të votave, duke thënë se do të sfidojë 36 për qind të votave të numëruara.

Kjo parti ka akuzuar zyrtarët zgjedhorë për ndryshimin që u bë në minutat e fundit, lidhur me rregullat se cilat vota do të numërohen në referendum, duke shtuar se një gjë e tillë hapi rrugën për mashtrime zgjedhore.

Sipas vendimit të zyrtarëve zgjedhorë, fletvotimet të cilat nuk kishin vula, janë numëruar dhe janë cilësuar të vlefshme. Fletvotimet e tilla, do të shpallish të pavlefshme, vetëm nëse ato nuk kishin ardhur për numërin nga qendrat e votimit.

Lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu ka thënë se partia e tij nuk do të pranojnë votën “po”, dhe se “ky referendum ka sjell në dritë të vërtetën- të paktën 50 për qind e njerëzve kanë votuar me ‘jo’”, ka thënë ai.

Ndërkaq, partia pro-kurde, Partia Popullore Demokratike (HDP) ka thënë se do të sfidojë dy të tretat e votave. Kjo parti pretendon se ka pasur mashtrim në votime “në tre të katërtat” e votave në favor të zgjerimit të kompetencave presidenciale.

Komisioni Evropian ka thënë se ka marrë shënime të rezultateve dhe është duke pritur për raportin e misionit të OSBE-së, për “pretendimet për parregullsi”.

Komisioni Evropian ka thënë se do të vlerësojë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese “në dritën e obligimeve të Turqisë si shtet kandidat për t’ju bashkuar BE-së dhe Këshillit të Evropës”.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje autoriteteve turke që të kërkojnë një konsensus kombëtar për zbatimin e tyre”, ka thënë Komisioni Evropian.

Amendamentet kushtetuese do të zhbëjnë zyrën e kryeministrit, duke i dhënë presidentit autoritet për shumë çështje, përfshirë buxhetin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pa miratimin e parlamentit.

Nils Muiznieks, komisioneri evropian për të drejtat e njeriut, ka thënë në një raport të publikuar më 12 prill, se shpreh “shqetësim të thellë” për rishikimet kushtetuese, të cilat do të zvoglojnë autonominë, edhe ashtu të dobësuar të gjyqësorit në Turqi.

Erdogan ka qenë i përfshirë në luftë të ashpër të fjalëve me liderët evropian gjatë fushatës për referendum dhe ka thënë se Turqia do të rivlerësojë dëshirën e saj për t’iu bashkuar BE-së.

Përpjekjet e Erdoganit dhe aleatëve të tij, për të bërë fushatë në vendet evropiane ku jetojnë turqit, janë përballur me ndalim dhe anulim të tubimeve në Gjermani, Holandë, Danimarkë dhe Zvicër- duke rritur tensionet diplomatike mes Ankarasë dhe vendeve të BE-së. (REL)

 

Etiketa: erdoganreferendumistrategjineturqi


Ju sugjerojmë

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

9 Gusht, 2025 10:40 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 Gusht, 2025 9:45 pm
“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
Bota

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

9 Gusht, 2025 9:18 pm
Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
Bota

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

9 Gusht, 2025 8:51 pm
Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë
Bota

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë

9 Gusht, 2025 8:21 pm
Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
Video/ Polici rreh dhe arreston qytetarin në rrugë

Video/ Polici rreh dhe arreston qytetarin në rrugë

Ja sa e pagoi Ronaldo vajzën që e akuzoi për përdhunim, që ajo të mos fliste

Ja sa e pagoi Ronaldo vajzën që e akuzoi për përdhunim, që ajo të mos fliste

Harrojeni viagrën, kjo vitaminë është çelësi për seks të çmendur!

Pse gratë pa eksperienca seksuale janë të prirura të dështojnë në martesë?
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
9 Gusht, 2025

"E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon...

Lexo më shumë

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
9 Gusht, 2025

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com