Në një takim të zhvilluar këtë të premte me strukturat e degës 4 në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur në krah të deputetit, Alfred Rushaj. Ky i fundit ka qëndruar për një periudhë kohore larg medias ndërkohë që tashmë nuk ka pozicione drejtuese në Partinë Demokratike.
“Kështu siç keni qenë gjatë fushatës, së bashku me kryetarin e degës, që dua ta përshëndes dhe ta falënderojë për organizimin e këtij takimi dhe me deputetin tuaj Alfred Rushajn, i cili pas një mungese të shkurtër ka ardhur me energji të shumëfishuara për një betejë të jashtëzakonshme që nuk bëhet në emrin tim, nuk bëhet në emër të tij.”- tha Basha gjate takimit.
Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të largojë z.Rushaj nga posti i kreut të grupit parlamentar të PD, dhe i nënkryetarit të partisë. Tashmë drejtimin e grupit parlamentar e ka marrë Enkelejd Alibeajn, ndërsa nënkryetar i PD në vend të Rushaj është Agron Gjekmarkaj.
Sjellim në vëmendje se gjithashtu në muajt e fundit Rushaj ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka komentuar për përplasjen që po ndodh në PD, si dhe nuk ka patur as edhe një reagim për protestën e 8 janarit.