Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa baba dhe pa bukë, 3 fëmijët shqiptarë të mbetur jetim nuk gjejnë drejtësi

2018/03/27 at 9:02 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pa baba dhe pa bukë, 3 fëmijët shqiptarë të mbetur jetim nuk gjejnë drejtësi

Alfred Ismaili humbi tragjikisht jetën më 1 Shkurt të këtij viti, në një anije mallrash në portin e King’s Lynn, të Anglisë.


32-vjeçari, baba i 3 fëmijëve, jetonte në Durrës dhe ndodhej në bordin e anijes Sky Mare Navigation Explorer (SMN), kur u gjet i pajetë, në rrethana ende të pazbardhura.

Familja e tij në Durrës, sipas një artikulli të botuar këtë të hënë nga mediat britanike, ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike, pasi përveç humbjes se bashkëshortit, nëna e ve nuk ka marrë ende asnjë lloj kompensimi. Ata duhet të jetojnë me rreth 200 mijë lekë të vjetra në muaj.

Shkak për moskompensimin e familjes shqiptare për këtë fatkeqësi, sipas mediave britanike, është bërë mos përfundimi i hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet britanike për vdekjen e shqiptarit.

Vetë kompania detare në anijen e të cilës gjeti vdekjen Ismaili mësohet se pagoi për varrimin e tij.

Në një intervistë të dhënë për BBC Radio Norfolk, Ahmet Bajrami, një i afërm i Ismailit tha se familja po përballet me vështirësi të mëdha financiare.

Ai tha se gruaja e 32-vjeçarit sëbashku me fëmijët po jetojnë tek babai i saj. Bajrami tha gjithashtu se deri më tani nuk janë kontaktuar nga pronarët e anijes.

Ndërsa një zëdhënës i kompanisë Sky Mare Navigation Explorer (SMN) tha se po presin për përfundimet e hetimeve.

“Nuk mund të paguajmë kompensim përpara se autoritetet të përfundojnë hetimet. Jemi ende të pritje të hetimit, në mënyrë që të përjashtojmë çdo skenar tjetër të mundshëm. SMN ka mbuluar shpenzimet e varrimit”.

Sipas kontratës së punësimit të Ismailit, në rast fatkeqësie, familja e tij duhet të marrë 102,308 dollarë dhe secili prej fëmijëve 20,462 dollarë.

Për kthimin e trupit të shqiptarit nga Norfolk u deshëm disa javë derisa të kthehej në atdhe për t’u varrosur. Familja e tij sot vuan jo vetëm humbjen e tij, e problemet financiare, por edhe shkaqet që çuan në vdekjen e babait të 3 fëmijëve.

Ai u gjet i pajetë orët e paradites së 1 Shkurtit në bordin e anijes. Shërbimet e emergjencës thanë se ai kishte pësuar dëmtime në trup, por që prej nisjes së hetimeve nga autoritetet detare nuk ka patur asnjë informacion për shkaqet e vdekjes së Ismailit. Hetimet për këtë pritet që të zgjasin mbi 12 muaj.

Etiketa: Alfred Ismailianglivdekje


Ju sugjerojmë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
Bota

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

11 Tetor, 2025 9:29 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Kërcënoi Kinën me rritje masive tarifash doganore, Trump: 100% të tjera shtesë

11 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

11 Tetor, 2025 8:22 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 tetor 2025

11 Tetor, 2025 8:18 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
Kryesore

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

10 Tetor, 2025 1:09 pm
Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë

10 Tetor, 2025 12:35 pm
Para
E rëndë/ Shpërthen makina, vdes mes flakëve shqiptari në Athinë

Hynë për ta grabitur, 88 vjeçari grek shkreh armën: Plagoset shqiptari

Rozana Radit i shkatërrojnë makinën: Si mund të jetë kaq i lig shqiptari?

Rozana Radit i shkatërrojnë makinën: Si mund të jetë kaq i lig shqiptari?

VIDEO/ “Më lë ta them, dua të gjobitem”, Ergys Mertiri përplaset me përfaqësuesen e LGBT

VIDEO/ “Më lë ta them, dua të gjobitem”, Ergys Mertiri përplaset me përfaqësuesen e LGBT
















TE FUNDIT

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
11 Tetor, 2025

Pasi dakordësisë me Hamasin dhe miratimit nga qeveria izraelite, ka nisur lirimi i të burgosurve palestinezë për t'u shkëmbyer me...

Lexo më shumë

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
11 Tetor, 2025

Pas fillimit të armëpushimit në Rripin e Gazës, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara me seli në...

Lexo më shumë

Kërcënoi Kinën me rritje masive tarifash doganore, Trump: 100% të tjera shtesë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
11 Tetor, 2025

"Po shqyrtoj një rritje masive të tarifave për produktet kineze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara", shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në...

Lexo më shumë

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
11 Tetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Era do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com