Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi qarkullonte me automjet pa autorizim dhe në gjendje të dehur.
Ndërkohë, teksa udhëtonte në rrugën dytësore Sukth-Maminas, 51-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetet duke dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur pasagjerja, e cila ka marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”./ Opinion.al